E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeni i policisë "fundos" trafikantët, kapen 2.7 ton kokainë e pastër në Kalabria të Italisë

Policia në itali ka sekuestruar plot 2.7 ton kokainë të pastër në një ngarkesë bananesh në portin e Gioia Tauro të Kalabrias, njoftuan autoritetet.

Kokaina me vlerë 800 milionë euro u konfiskua nga policia në Kalabri, e cila është baza me e madhe e operacioneve për një nga grupet më të fuqishme të krimit të organizuar në Evropë, Ndragheta.

Forcat policore thane se gjetën “kokainë jashtëzakonisht të pastër” me vlerë më shumë 800 milionë euro në kontenjerët frigorifer që ishin nisur nga Ekuadori. Kokaina ishte e ndarë në dhjetra pako me logon “AK-47”.

Kokaina e sekuestruar Kokaina e sekuestruar

Kontenierët do të kalonin tranzit në Armeni dhe si destinacion final kishin qytetin Batum të Gjeorgjisë.

Droga u zbulua me ndihmën e një qeni nuhatës të quajtur “Joel” dhe falë skanerëve të specializuar, tha policia.

Kjo është kapja më e madhe e drogës që ndodh në Kalbria, ku autoritetet kanë luftuar për të eliminuar ndikimin e organizatës mafioze të Ndragheta-s.

Kokaina e pastër u gjet në konteinerët me banane Kokaina e pastër u gjet në konteinerët me banane

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›