Rama jep porositë për deputetët e PS
22/04/2010 Grupi parlamentar socialist diskuton për protestën e 30 prillit
Deputetët e Partisë Socialiste do të jenë në takime intensive në zonat e tyre elektorale, për të bindur shqiptarët që t’i bashkohen protestës së 30 prillit në Tiranë. Kjo ka qenë porosia që kanë marrë dje ligjvënësit socialistë në mbledhjen e djeshme të grupit parlamentar nga kryetari i kësaj partie, Edi Rama. Kështu, burime pranë këtij takimi bënë me dije se në takimin e përjavshëm, deputetët e PS-së vendosën që të vijojnë bojkotin ndaj Kuvendit dhe për seancën parlamentare që do të zhvillohet sot, për shkak të penalizmit që ky institucion u bëri dy deputetëve socialistë, Taulant Balla dhe Saimir Tahiri. Por nga ana tjetër, kampi rozë ndodhet tashmë në prag të protestës së madhe të 30 prillit, dhe për këtë arsye një çështje e tillë ishte në rendin e diskutimeve të takimit të grupit kuvendor socialist. Në këtë mënyrë, mësohet se duke u përqendruar në këtë moment, kreu Rama u ka lënë porosi ligjvënësve të PS-së që të zbresin në bazë dhe të flasin me njerëzit, me qëllim bindjen e tyre për t’iu bashkuar një proteste të tillë. Sipas Ramës, këto takime duhet të nisin që sot, meqë deputetët nuk do të jenë pjesë e seancës. Në takimet e tyre deputetët duhet të synojnë që të mund të arrijnë realizimin e kësaj porosie në një masë sa më të gjerë, për vetë faktin se vetë synimi i lidershipit socialist konsiston në një pjesëmarrje të përmasave të mëdha në sheshin përballë godinës së Kryeministrisë. Ndërkohë që deputetëve nuk u është dhënë një shifër konkrete se sa mbështetës duhet të garantojnë në një pjesëmarrje të tillë. Por kjo shifër u është shpërndarë krerëve lokalë, sipas bashkive përkatëse, të cilët duhet që veç garancisë për plotësimin e këtij numri, tu garantojnë protestuesve dhe transportin. Njëkohësisht mësohet se lidershipi socialist ka vendosur detajet për kohëzgjatjen dhe mënyrën se si do të organizohet kjo protestë të mbeten sekrete, pasi çdo gjë do të jetë në varësi të zhvillimeve politike dhe veprimeve të kundërshtarit politik të kampit opozitar.
Vendimi
Në mbledhjen e grupit kuvendor të PS-së është vendosur që për çdo muaj deputetëve t’u mbahet nga 10 mijë lekë, me qëllim që këto të ardhura t’i kalojnë familjes së ish-deputetit socialist, Fatmir Xhindi. Mësohet se ka qenë deputetja Valentina Leskaj ajo, e cila ka kërkuar që të merret një nismë në ndihmë të kësaj familjeje, por që kreu i grupit, Gramoz Ruçi, ka sqaruar se një gjë e tillë është menduar më parë, duke u rakorduar në një vendim të tillë.