E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama kërcënoi protestuesit se do iu ndalohet hyrja në BE, reagon eurodeputetja: Pretendim i rremë! Mos u dekurajoni, vijoni tubimet paqësore!

Eurodeputetja Anna Strolenberg, ka reaguar lidhur me kërcënimet e kryeministrit Edi Rama ndaj qytetarëve që protestojnë se do t’u ndalohet hyrja në Bashkimin Evropian.

protesta rama anna

Përmes një mesazhi, eurodeputetja i ka cilësuar këto pretendime si të pavërteta, duke u bërë thirrje shqiptarëve të mos dekurajohen nga ushtrimi i së drejtës për tubim.

“Më është thënë se shqiptarët po paralajmërohen nga Edi Rama se, nëse marrin pjesë në protesta, do t’u refuzohet hyrja në BE. Ky pretendim është i RREMË!”, deklaron Strolenberg.

Ajo thekson se qytetarët nuk duhet të lejojnë që pretendime të tilla t’i pengojnë të ushtrojnë të drejtën e tyre për të protestuar në mënyrë paqësore.

“Ju lutem, mos lejoni që pretendimet e rreme t’ju dekurajojnë nga ushtrimi i së drejtës suaj për tubim paqësor. E di që këto janë kohë të vështira dhe shqetësuese. Ruani veten!”, përfundon eurodeputetja.

Anna Strolenberg

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›