E Diel, 1 Nëntor 2026

“Përshkallëzimi i protestave është përgatitur prej muajsh”- Studentët i kërkojnë largimin, Rama i sulmon: Janë paguar nga krimi, pjesë e ANTIFË-s!

Kryeministri Edi Rama ka dalë sot në një komunikim për mediat, për të sulmuar sërish studentët, që i kërkojnë dorëheqjen.

edi rama1

Sipas kreut të qeverisë, përshkallëzimi i dhunshëm i protestave është përgatitur prej disa muajsh dhe se policia disponon të dhëna për futjen në vend të maskave dhe lëndëve eksplozive, si dhe për organizimin e grupeve të përfshira në protesta.

Po ashtu kryeministri Rama i lidhi ata qe protestojne me organizaten ANTIFA.

“Sot jam këtu për të ekspozuar një komponent që e kam komentuar mes shumë përqeshjeve dhe mes shumë ofendimeve të kthyera drejt meje si një koment fyes për studentët. Qysh se nisi protesta paqësore e Flamingove kam thënë se arsyet për të protestuar janë legjitime, mund të jenë edhe të pafundme por që në krye të herës ajo protestë ishte e infelcuar rëndë nga forca të tjera ka qenë një fakt. Ka qenë një fakt që në këtë valë të dytë dhe të dhunshme është evidentuar në të gjithë përmasën e vet. Përshkallëzimi është përgatitur për disa muaj. Të dhënat e futjes në Shqipëri të maskave, të lëndëve eksplozive e kështu me radhë përmes doganës nga subjekte të caktuara janë në duart e policisë. Të dhënat e organizimit të grupeve si pjesë e rrjetit ANTIFA që në emër të neo komunizmit, anarkisë dhe anti kapitalizmit ka vendosur të futet në jetët e njerëzve përmes dhunës janë duart  e policisë së shtetit”, deklaroi kreu i qeverise.

Rama pretendoi se një pjesë e pjesëmarrësve në aktet e dhunshme janë të lidhur me financime nga krimi i organizuar dhe forca të huaja. Ai kritikoi gjithashtu Partinë Demokratike, duke e akuzuar për përgjegjësi në nisjen e akteve të dhunshme para Ministrisë së Arsimit.

“Në duart e policisë së shtetit janë edhe pjesëmarrësit apo një pjesë e pjesëmarrësve në këtë dhunë të financuar nga krimi i organizuara dhe nga forca të huaja, nga para e ardhur nga jashtë, ku qershia mbi tortë, ose më sakta glasa mbi tortë është PD, e cila dje mori dhe autorësinë e fillimit të dhunës tek ministria e Arsimit”, tha Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›