E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama, krejt i papranueshëm për ndërkombëtarët

18-09-2011 / Gazeta 55

Edhe provat e kursit të ri politik po konfirmojnë se ai nuk është një partner i besueshëm. Dhjetëra takime me ndërkombëtarët janë verifikuar si mashtrime të mirëfillta, ndërkohë që s’regjistrohet asnjë takim zyrtar në asnjërën nga kancelaritë më të rëndësishme perëndimore, përjashto ndonjë drekë e parapaguar me të dëshpëruarin Papandreu

Dreka e famshme te “Crocodile”, më se një vit më parë, ndërsa i shërbeu Edi Ramës për të shkulur çadrat para kryeministrisë dhe bashkë me ato edhe njerëzit që vegjetonin brenda tyre, në një mender të themi, grevë urie, ka betonuar (jo vetëm te kreu i PS-së), bindjen se ai edhe në raport me ndërkombëtarët, është asgjë më shumë se një mashtrues. Që prej darkës te “Crocodile”, Edi Rama të tjera ju premton ndërkombëtarëve dhe të tjera bën. Post asaj darke, ndërsa pritshmëria, sipas premtimeve të atij vetë ishte që të bëhej pjesë e reformave, ai ju kthye sërish bojkotit.
Me këtë mënyrë të vepruari po vazhdon ende sot, ku ndërsa në emër “të politikës së re”, pritej të bëhej pjesë e reformave integruese, vetëm këtë gjë nuk po demonstron. Përkundrazi, i trajton deputetët e tij si “copa mishi me dy sy”, që duhet të jenë në sallën  parlamentit, sa për të qenë, e thënë ndryshe, sa për të justifikuar mosndërprerjen e pagave mujore... Sepse..., sepse..., prezenca e tyre fizike, në sallën e seancave plenare, apo në mbledhjet e komisioneve, nuk premton ndonjë gjë ndryshe, nga sjellja e dy viteve të fundit.
Kjo “për meritë” të vetë Edi Ramës, i cili nga njëra anë, si provë “të kursit të ri politik”, ka zgjedhur të mos lërë pa paga deputetët por, nga ana tjetër, të konfirmojë edhe për ndërkombëtarët, se ai nuk është një partner i besueshëm.
Pabesueshmëria e tij, duket, jo aq se sa kur sillet si kalama i zemëruar para kamerave (e ndërkombëtarëve) dhe nuk pranon t’i japë dorën kreut të mazhorancës, se sa kur të tjera gjëra thotë vetë në takime me ndërkombëtarët, të tjera gjëra thonë Vasilika Hysi e Gramoz Ruçi para kamerave, e të tjera gjëra bëjnë deputetët, “copa mishi me dy sy”, në sallën e parlamentit, apo në mbledhjet e komisioneve parlamentare.
Ndërsa janë me dhjetëra takime me ndërkombëtarët të cilat janë verifikuar si mashtrime të Edi Ramës, ndërkohë nuk regjistrohet asnjë takim zyrtar në asnjërën nga kancelaritë më të rëndësishme perëndimore, përjashto ndonjë drekë me të dëshpëruarin Papandreu.
Afër mendsh...!
Drejtuesit e kancelarive të rëndësishme, nuk kanë kohë për të humbur me Edi Ramën. Për deri sa, ai (Edi Rama), përcjell me mashtrime përfaqësuesit e kancelarive të rëndësishme, në Tiranë, për se duhet ta ftojnë...?
Një ftesë për darkë në ndonjë restorant të tipit “Crocodile”, nuk mjafton, aq më tepër që edhe kjo mundësi është konsumuar në mënyrën më abuzive të mundshme nga ana e Edi Ramës.
Për më tepër, një ftesë e mundshme, nga ndonjë drejtues kancelarie të rëndësishme, ka edhe kosto të tjera, jo aq financiare, se sa morale... Sepse..., sepse..., Edi Rama, i mësuar “të mos fut dorën në xhep”, nuk e ka për gjë që “me lugë në brez”, të bëjë yrysh, përpara, ku ta ftojnë dhe pastaj të ikë, pa bërë gjënë më minimale, të paguajë të paktën hotelin, në mos për vete, për shoferin e shoqëruesin... Largimi i para disa ditëve nga hotel “Emerland” në Prishtinë, pa paguar, është dëshmi e verifikuar, që Edi Rama ka kapërcyer tashmë kufijtë e imagjinatës më të shfrenuar, se ai nuk është veçse një mashtrues i vetëcertifikuar...

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›