E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbanin arsenal armesh dhe municionesh pranga dy Shkodraneve

Foto ilustruese arme

Shkoder 5 mars 2011 NOA-  Dy persona kane rene ne prangat e policise se Shkodres per armembajtje pa leje.

Avni Kullolli 60 vjec lindur dhe banues ne lagjen Ahmet Haxhia Shkoder u arrestua pasi gjate nje kontrolli te ushtruar ne oborrin e baneses se tij pikerisht ne nje dyqan magazine ju gjeten dhe ju sekuestruan ne cilesine e proves materiale 31.500 cope fisheke per arme gjahu 2 kuti 20 kilogrameshe me barut nje sasi e konsiderueshme kapsolla per arme gjahu si dhe 3 cope makineri te cilat sherbejne per mbushjen e fishekeve te armeve te gjahut dhe materialeve te tjera.

Avni Kullolli po hetohet nga Prokuroria e  Shkodres per vepren penale te Prodhimit e mbajtjes pa leje te armeve e municioneve te gjuetise.

Nderkaq nje tjeter ndalim u be ndaj Suad Idrizit 23 vjec lindur dhe banues ne lagjen Kongresi i Permetit ne Shkoder mesnaten e djeshme ne lagjen Vasil Shanto Shkoder gjate kontrollit te ushtruar nga sherbimet policore ne automjetin e tij tip BMV me targe SH 5977 E u gjet dhe u sekuestrua ne cilesine e proves materiale nje arme zjarri tip kallashnikov model 56 pa fisheke ne fole si dhe me nje kreher me 14 cope fisheke.

Edhe ndaj Idrizit Prokuroria nisi hetimet per vepren penale te Mbajtjes pa leje te armeve luftarake.

a.y/NOA

Lajme te ngjashmeKapet arsenal municionesh ne kerkim 60-vjecari Kerkohej per vjedhje arrestohet pas nje vitiKengetarja Liliana Kondakci denohet me 4.5 vjet burg per trafik drogeVret veten nena 28-vjecare Konfliktohet per pronat me kusheririn plagoset 39-vjecari Lidhje14 cope fisheke arme gjahu armeve luftarake Avni Kullolli prangat e policise Shkoder Suad Idrizi

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›