Ristani Zgjedhjet edhe pa PS
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kercenoi dje opoziten se zgjedhjet e 8 majit do te mbahen edhe pa pjesemarrjen e saj. Kreu i ketij institucioni Arben Ristani u shpreh se nuk do te lejohet asnje subjekt politik pas kesaj date edhe ne rast se dy forcat me te medha ne vend do te arrijne qe te gjejne gjuhen e perbashket per nisjen e pergatitjeve per zgjedhjet vendore edhe pse Kodi percakton si afat maksimal te regjistrimit te subjekteve zgjedhore 8 marsin.
Deri ne keto momente partite e vogla kane filluar regjistrimin ne Komisionin Vendor te Zgjedhjeve ndersa Partia Socialiste dhe Partia Bashkimi per te Drejta e Njeriut dy partite e vetme parlamentare te opozites kane refuzuar te gjitha fazat e pergatitjeve per zgjedhjet e pranveres duke e kushtezuar pjesemarrjen me zgjidhjen e ngercit politik qe ka perfshire vendin qe pas zgjedhjeve te pergjithshme te 2009-es.
Kercenimi
Partite opozitare rrezikojne qe te mbeten jashte zgjedhjeve lokale nese nuk do respektojne 8 marsin si afatin e fundit per regjistrimin ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve. Kryetari i ketij Komisioni u shpreh se asnje force politike pavaresisht peshes qe ajo mund te kete ne zgjedhje nuk do te lejohet jashte afatit te caktuar. Sipas Ristanit KQZ do te zbatoje me vendosmerine daten e percaktuar nga Kodi Zgjedhor. Une shpresoj qe te gjithe jane te ndergjegjshem dhe te pergjegjshem qe ligji duhet zbatuar sepse ne te kundert do te perballen me pasojat ligjore- theksoi Ristani.
Kreu i ketij institucioni e cileson te mbyllur edhe ceshtjen e konstituimit te Komisioneve Zonale te Administrimit te Zgjedhjeve. Sipas tij partite opozitare kane pasur te gjithe kohen e mjaftueshme per te dorezuar emrat e anetareve dhe se tashme zgjedhjet vendore do te administrohen nga mazhoranca dhe nga komisioneret plotesues qe u perzgjodhen nga kater anetaret e djathte ku nje pjese e madhe e tyre ka marre pjese dhe kane eksperience si komisionere te KZAZ-ve apo te KQV-ve.
Afati per te paraqitur propozimet nga partite politike qe kane detyrimin ligjor per te propozuar komisionere per komisionet e nivelit te dyta ose KZAZ-ve ka perfunduar ne daten 23 janar dhe kjo ceshtje eshte e mbyllur per KQZ-n. Kurre nuk ka pasur dhe nuk do te kete kompromis qe del mbi ligjin-tha Ristani. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi dje regjistrimin e gjashte subjekteve te tjera politike numri i te cilave ne total ka shkuar ne 26.
Vezhguesit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi organizaten e vezhguesve vendore me te madhen deri ne kete moment per monitorimin e zgjedhjeve Albanian Live Quality Union. Kjo struktura eshte ngritur nga bashkepunimi i 27 organizatave te cilat do te kene te shperndare ne te gjithe vendin per monitorimin e zgjedhjeve te 8 majit 121 vezhgues afatgjate.
Per zgjedhjet vendore priten qe te jete edhe numri me i madh i vezhguesve. Gjate vizites se tij ne Tirane Sekretari i Pergjithshem i OSBE-se Mark Perre De Brishambo tha se kjo organizate po pergatitet te dergoje nje mision te gjere vezhguesish per zgjedhjet e ardhshme vendore te 8 majit.
PS Ristani te largohet nga KQZ
TIRAN - Partia Socialiste ka reaguar dje ndaj deklaratave te kryetarit te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve Arben Ristani duke i kerkuar ketij te fundit qe te largohet. Ne nje deklarate per mediat deputeti socialist Armando Subashi deklaroi se kryetari i KQZ-s riperserit refrenin e shkeljes se ligjit por i kujtojme atij se ai vete eshte nje nga shkaktaret e krizes politike ne vend.
Ristani nen urdhrat e shefit te vet ka shkelur shume here ligjin jo vetem ne zgjedhjet e kaluara por me nje strategji te kujdesshme po pergatit edhe vjedhjen e manipulimin e zgjedhjeve te radhes.
Ia kemi thene dhe po e perserisim qe nese ai eshte i shqetesuar realisht per zhvillimin e zgjedhjeve te lira e te ndershme ne Shqiperi dhe zbatimin e ligjit ben mire te jape doreheqjen e te largohet nga KQZ dhe te behet pjese reale e zgjidhjes se kesaj krize te rende qe ka mberthyer vendin-deklaroi Subashi.