E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama, kryqëzatë kundër turizmit, urren imazhin e Shqipërisë

20-05-2012 / Gazeta 55

Agresion në prag të nisjes së sezonit turistik kundër të gjitha qendrave të mëdha urbane që pritet të përmirësojnë edhe më tej ekuilibrat buxhetorë të vendit, në kulmin e krizës së eurozonës. Edi Rama s’e duron dot këtë shëndoshje të financave e as rritjen e mëtejshme të imazhit të Shqipërisë si një vend i stabilizuar e që eksporton mirëqenie e siguri. Kundër kësaj prirjeje, Edvini i ka zhdukur të gjitha thërrmijat e patriotizmit, duke luftuar në shinat e një armiku të vërtetë për interesat e shqiptarëve, në të gjithë vijën bregdetare të vendit

Xhelozia e Edi Ramës (për inat të qeverisë) ndaj sukseseve të Shqipërisë, “nuk njeh kufi”.
Sikurse ai bën çdo herë, në prag të vendimeve të rëndësishme për Shqipërinë, apo edhe në prag të pritshmërive optimiste për Shqipërinë edhe këtë herë, në prag të çeljes së sezonit turistik veror, çfarë nuk po bën për “nxirjen e imazhit”.
Pa dyshim, ajo që ai di të bëjë më mirë, është agresioni në prag të nisjes së sezonit turistik kundër të gjitha qendrave të mëdha urbane që pritet të përmirësojnë edhe më tej ekuilibrat buxhetorë të vendit, në kulmin e krizës së eurozonës.
Me këtë sjellje të tij, Edi Rama vazhdon të demonstrojë se nuk mund ta durojë këtë shëndoshje të financave e as rritjen e mëtejshme të imazhit të Shqipërisë si një vend i stabilizuar e që eksporton mirëqenie e siguri. Për pasojë, kundër kësaj prirjeje, Edvini i ka zhdukur të gjitha thërrmijat e patriotizmit, duke luftuar në shinat e një armiku të vërtetë për interesat e shqiptarëve.
Kjo sjellje e Edi Ramës, ka edhe “anën tjetër të medaljes”...
Si për ironi të fatit, tentativën për “nxirje imazhi” të Shqipërisë në prag të sezonit veror turistik, e “ushtron”, në Himarë, Sarandë e Vlorë. Ironia qëndron, jo aq në faktin e mos koordinimit të qëndrimeve të Edi Ramës me kujdesin e të zgjedhurve vendorë për promovimin e turizmit, duke organizuar edhe ditë festive me këtë rast, se sa në faktin se këta të zgjedhur vendorë (për ironi të fatit), janë përfaqësues të PS-së.
Pa njohur asnjë lloj etike, brenda skrupulozitetit të tij, Edi Rama është gati të zhvlerësojë edhe iniciativat e të zgjedhurve vendorë socialistë për promovimin e turizmit në njësitë e tyre vendore, vetëm e vetëm, se shpreson se kështu mund të dëmtojë qeverinë...

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›