E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rama kujton 70-vjetorin e lindjes së Adem Jasharit: Lindi në Ditën e Flamurit dhe u bë vetë flamur i krenarisë kombëtare

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka kujtuar ditëlindjen e themeluesit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari.

Rama shkruan se Jashari është heroi i cili lindi në ditën e Flamurit. Ai shton se Adem Jashari është flamur i sakrificës, lirisë dhe krenarisë kombëtare.

“Sot kujtojmë edhe 70-vjetorin e lindjes së Adem Jasharit, heroit që lindi në Ditën e Flamurit dhe u kthye në flamur i sakrificës, lirisë dhe krenarisë kombëtare”, shkruan Rama.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›