Rama largohet nga Kavaja, asnjë prononcim për mediat

Largohet nga banesa e kryetarit të Bashkisë së Kavajës rreth orës 22.00, duke mos u prononcuar për mediat, pas qëndrimit me disa deputetë opozitarë.
Ky ishte rrugëtimi i kreut të Partisë Socialiste Edi Rama, i cili udhëtoi për në këtë qytet, pasi një ditë më pare, kryebashkiakut Elvis Roshi, i rrëmbyen bashkëshorten shtatzanë.
Kreu i opozitës, mësohet se ka qënë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, e ndërsa tashmë, është Prokuroria e Krimeve të Rënda e cila ka marrë në dorë çështjen për të hedhur më shumë dritë rreth saj dhe zbulimit të autorëve.