E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA: Do përgjigjemi me armë në rast se biem pre e sulmeve kibernetike

SHBA po punon për një plan që synon të kategorizojë sulmet kibernetike si akte lufte. Lajmin e bën të ditur e përditshmja amerikane, Nju Jork Tajms. Në të ardhmen, presidenti amerikan mund të marrë në konsideratë sanksionet ekonomike dhe sulmet ushtarake në rast se sulmohet sistemet kyçe kompjuterike në SHBA. Një zëdhënës i Pentagonit tha se në përgjigje të një sulmi kibernetik nuk është e thënë të ketë vetëm përgjigje kibernetike.

Sulmet e hakersave janë specializuar mjaft shumë. Rasti i fundit, ai i 21 majit kur u sulmua sistemi i kompanisë së armëve Lockheed Martin ishte domethënës. Zyrtarët e kësaj kompanie thanë se sulmet erdhën nga jashtë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›