Rama letër Fyles e Ashton

Rama thotë se nuk kërkohet më ndryshim rezultati dhe se zgjedhjet e 8 majit përkeqësuan më tej situatën politike.
“Ne jemi të bindur se e vërteta e hidhur e këtij procesi pa standarde, ku fitorja e opozitës u grabit ditën për diell dhe administrata zgjedhore, KQZ-ja e Kolegji Zgjedhor, manifestuan brutalisht mungesën e rendit ligjor në Shqipëri, duhet adresuar pa ekuivok, jo për të ndryshuar tanimë rezultatin e gënjeshtërt të Tiranës, i cili njësoj si në 2009-të, u vulos nga një gjykatë zgjedhore aspak e pavarur, po për të hapur rrugën e një dialogu serioz dhe ndërtuar qasjen e duhur ndaj të ardhmes”, shkruan Rama.
Kreu socialist shkruan më tej se ndan pikë për pikë të gjithë atë çfarë shkruhet në deklaratën e BE-së për Shqipërinë. “Ne presim me besim të plotë të lexojmë konstatimet dhe rekomandimet e raportit final të OSBE/ODHIR-it. Po ashtu, mbështesim pa asnjë rezervë nismën e sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Europës, për të pyetur Komisionin e Venecias lidhur me mënyrën se si Shqipëria mund të shmangë situata të ngjashme me atë që fatkeqësisht ndodhi në zgjedhjet e turpshme të Tiranës. Faleminderit edhe për nxitjen e kësaj nisme. Përfitoj nga rasti t’ju siguroj se opozita shqiptare do ta luajë rolin që sot i dikton sfida e Integrimit Europian të Shqipërisë me vetëdijen e urgjencës së nënvizuar prej jush lidhur me reformat esenciale që i duhen vendit në aspektin Kushtetues, Zgjedhore Institucional, përfshirë edhe një reformë të thellë parlamentare”, vijon. /Start/
2011-07-21 08:10