Rama letër Withers: Nderime, thatë të vërtetën mbi Shqipërinë
TIRANE-Kryetari i Partisë Socialiste dhe njëherazi i opozitës së bashkuar ka falenderuar ish-ambasadorin amerikan John Withers për letrën dërguar 2 ditë më parë shqiptarëve mbi kabllogramet duke theksuar se kjo ndihmoi shqiptarët të kuptojnë të vërtetën ndersa vertetoi dhe njehere se SHBA-te jane miku më i madh i këtij vendi.
“Letra juaj publike ceku një çështje delikate, shumë të nxehtë e të shumëdiskutuar në mjedisin shqiptar, por çka vlen si fjalëkyçi i saj është nënvizimi prej Jush i faktit të patjetërsueshëm se Shtetet e Bashkuara thonë të vërtetën. E në të vërtetë kjo i ka bërë Shtetet e Bashkuara mikun më të madh të të gjithë qytetarëve të kësaj bote që aspirojnë liri, të drejta, demokraci e mirëqeverisje, dhe armikun e të gjitha forcave e individëve që ushtrojnë influencë, presion, terror, mbi liritë njerëzore e mbi shoqëritë ende të paçliruara prej regjimeve antidemokratike apo pushteteve hibridë kudo në botë. Kjo e vërtetë i ka bërë Shtetet e Bashkuara edhe mikun më të madh shpirtëror të shqiptarëve, kohë më parë sesa Ambasada Amerikane të riçelte dyert e saj në Tiranë njëzet vjet të shkuara, përvjetor që u kremtua para pak ditësh në një pritje të bukur të dhënë nga Ambasadori Arvizu, po dhe në aktivitete të tjera e në biseda të lira mes njerëzve të zakonshëm”, thuhet në letrën e hapur në blogun e Ramës.
Sipas Ramës, faktet e botuara nga Withers në kabllograme bindën më shumë se kurrë shqiptarët se SHBA ka vëmendjen tek Shqipëria.
“Dalja në dritë e shumë fakteve rrënqethëse prej publikimit të kabllogrameve të Ambasadës Amerikane, shkak për të cilën u bë një pirateri e dënueshme dhe e dënuar me të drejtë botërisht nga shteti juaj, e ka pështjelluar opinionin publik shqiptar me të vërteta të njohura botërisht e fakte të paditura më pare. Por mbi të gjitha u ka dhënë gjithë shqiptarëve një provë të re, të qartë si drita e diellit, për vëmendjen e jashtëzakonshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj vendit tone. Për seriozitetin mbresëlënës me të cilin shteti Juaj vlerëson çdo detaj të problematikës së zhvillimeve në vendin tonë”.
Kreu i socialistëve theksoi se Shqipëria humbi dhe një vit plot me shanse për qytetarët, ndërsa vë në duje përpjekjet e opozitës për t’i dhënë fund krizës në emër të qytetarëve që duan ndryshimin.
“Fund i hidhur i një tjetër viti shansesh e mundësish të humbura në një krizë që është njëkohësisht edhe një mundësi e jashtëzakonshme ndryshimi në drejtimin e duhur. Kjo mundësi s'duhet humbur, kjo krizë s'duhet as të zgjatet dhe as të mbetet pa hapur rrugën e ndryshimit të duhur, për të cilën ne kemi propozuar një pikënisje, një hap, një drejtim të përbashkët me disa stacione lehtësisht të arritshme, ku duhet të gjejmë mirëkuptimin e munguar në dobi të Shqipërisë e për të e të gjithë shqiptarëve. Të cilët meritojnë një përpjekje sinfonike të klasës politike për zgjedhje vërtet të lira e të ndershme; për një parlament funksional; për reforma shtetndërtuese me standartet e Bashkimit Europian; për institucione të pavarura; për një drejtësi të çliruar nga thonjtë e pushtetit e të korrupsionit dhe për lirinë e garantuar të gojëve të hapura të kundërshtisë”.
(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera Letra e plote e Rames per Withers