“Një idiot në qarkullim”, mediat “kryqëzojnë” Runin
LONDER-Një idiot në qarkullim. Ka qenë ky titulli i zgjedhur nga e përditshmja prestigjioze “Times” për kartonin e kuq të Uejn Runit, i vetmi që prishi deri diku mbrëmjen e bukur të Podgoricës. Sulmuesi i Mançester Junajtid i dha një goditje të fortë malazezit Miodrag Xhuxhoviç në ndeshjen e përfunduar 2-2, duke e detyruar gjyqtarin t’i nxjerrë një karton të kuq të drejtë. “Ishte një karton idiot”, tha Fabio Kapelo pas ndeshjes. Në të njëjtën linjë edhe mediat, që e kanë “kryqëzuar” Runin, duke e quajtur të marrë. “Idiot”, ishte titulli i “Telegraph Sport”. “Budalla”, e ka quajtur “The Sun”, ashtu si “Daily Mail”. Runi me shumë mundësi do të humbasë ndeshjen e parë në Europian për shkak të këtij kartoni, pasi pritet që UEFA ta dënojë dy ose tre ndeshje.
(d.b/BalkanWeb)
(d.b/BalkanWeb)