E Diel, 1 Nëntor 2026

Argjentina e frikshme, leksion futbolli Kilit

TIRANE-Argjentina e Alehandro Sabelës ka mposhtur 4-1 Kilin në ndeshjen e parë eliminatore për Botërorin e vitit 2014, grupi i Amerikës së Jugut. Me një Lionel Mesi në superformë, ajo ka treguar soliditet dhe një potencial ofensiv “vdekjeprurës”. Sulmuesi i Barcelonës kurorëzoi mbrëmjen e mirë me një gol dhe një asist, ndërsa tre golat e tjerë mbajnë firmën e Gonzalo Higuain, i kthyer në liderin e sulmit argjentinas. Për lojtarin e Realit, 13 gola në 19 ndeshje me fanelën e kombëtares. Nga kilianët, për t’u përmendur vetëm Isla e Vidal, të vetmit që kanë treguar personalitet në fushë. Argjentina e mbylli ndeshjen pas vetëm 25 minutash, falë golave të Higuain e Mesit. Në pjesën e dytë, sulmuesi i Realit shënoi dy herë të tjera.

(d.b/a.latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›