E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama luhatje tenioni ne Burrel

Mesditën e të mërkurës gjatë një takimi në qytetin e Burrelit kryetari socialist Edi Rama ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi ka shfaqur probleme me tensionin.

Sipas deshmitareve, kryetari socialist mberriti rreth ores 11.00 ne Burrel dhe nen shoqerine e drejtuesve lokale te opozites ka bere nje takim me mjeket ne ambientet e jashtme te spitalit. Pasi eshte futur ne Repartin e Pediatrise deshmitaret thone se ai shfaqi shqetesime per shkak te luhatjes se tensionit.

Mjeket e kane vizutuar dhe per rreth 30 minuta i kane dhene serum. Sipas mjekeve Rama qe ne fillim te vizites kishte dhimbje koke dhe se gjendjen mund ta kete renduar udhetimi. Rreth ores 12.30 minuta gjendja e tij eshte stabilizuar dhe Rama me pas ka qendruar nen shoqerine e mjekeve ne nje nga lokalet e qytetit.

Partia Socialiste e konfirmoi kete ngjarje me nje njoftim ne te cilin u tha se “Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka zhvilluar sot një takim në qytetin e Burrelit. Gjatë kësaj vizite Kryetari Rama ka patur luhatje tensioni. Mjeku i Spitalit të Burrelit z.Hasan Ceni konfirmon se pas një trajtimi të shkurtër me serum gjendja shëndetësore e Kryetarit të PS Edi Rama është stabilizuar".

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›