Teatri Kombetar i Komedise
Shfaqja “Letra dashurie” ngre siparin ne Teatrin Kombëtar te Komedisë. Sezoni i ri artistik nis me një imazh te ri për këtë institucion. Skena dhe salla janë rikonstruktuar me një fond prej 1. 5 milion lekësh.
Këto janë momentet e fundit të arredimit të sallës së re.
Sezoni artistik për Tetarin e Komedisë ka nisur më vonë se institucionet e tjera të artit .
Një vit pas krijimit të strehës me te re të artistëve skena dhe salla janë tërësisht ndryshe.
Drejtori Cipi bën me dije se sezoni artistik nis me veprën letra dashurie. Dhe do të vijojë me bashkëpunimin mes teatrit te Kosovës dhe Shqipërisë
Konceptimi i ri i sallës shënon për herë të parë kushtet optimale që edhe invalidët të mund të jenë komfort në teatër.