quotGerdeciquot Apeli shpall vendimin per tragjedine

Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për 29 të pandehurit e dosjes "Gërdeci", me disa ndryshime.
Gjykata vendosi uljen e dënimit për 5 të pandehurit kryesorë, pasi ata kërkuan gjykim të shkurtuar. Kështu Ylli Pinari dënohet me 15 vjet burg, Mihal Delijorgji me 7 vjet e gjysmë, Dritan Minxolli me 12 vjet burg, Sokol Ngjeci me 7 vjet e 6 muaj burg dhe ish-shefi i Shtabit Luan Hoxha me 5 vjet burg. Gjykata tha se Shpetim Spahiu, i denuar nga Shkalla e Pare me 4 vjet burg dhe me pezullim aktiviteti shteteror prej tre vjet, shpallet i pafajshem. Gjykata pezulloi denimi per Shkelzen Madanin; nga tre vjet ai duhet te jete ne denim prove. Ndërkohë për të akuzuarit e tjerë është lënë në fuqi vendimi i Shkallës së Parë.
Nga raportimet e fundit mësohet se në mjediset e Gjykatës është vënë re një prani e shtuar e forcave të policisë, ndërsa në seancë nuk janë paraqitur gjithë të pandehurit.
Vendimi u shpall nga treshja gjykuese Alaudin Malaj, Gent Shala dhe Shkëlqim Miri.Të pranishëm në seancë përveç medias ishin edhe familjarët e viktimave të tragjedisë së 15 marsit 2008, të cilët e konsideruan këtë vendim si të turpshëm.
Ndryshe nga zvarritjet në Shkallën e Parë, në Gjykatën e Apelit dosja “Gërdeci” u gjykua në kohë rekord brenda pak muajve. Nga ana e saj, Prokuroria i kërkon gjykatës që të deklarojë 28 persona fajtorë, mes të cilëve edhe shoqërinë “Albademil”, dhe vetëm për Lavdi Shatron të tërhiqen aktet.