E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama, mallkimi i së majtës

15-12-2012 / Gazeta 55

Në kohën kur për të majtën duhet të fryjë era e modernizmit dhe e progresit drejt simotrave evropiane, e majta shqiptare ka mbetur e bllokuar tek kapsllëku i liderit të saj, i cili di të shohë veç drejt modeleve bolshevike të së shkuarës. Premtimet e tij paraelektorale janë të mbushura me marrëzi që të kujtojnë veç sentencën enveriste “votoni për mua, pasi do të hani me lugë floriri”

E majta shqiptare është marrë peng në opozitë. Në natyrën e opozitës është e pandërprerë procesi i reformimit të ideve dhe platformave politike që vijnë në formën  e zgjidhjes kësisoj të problemeve akute të pazgjidhura më parë. Ndërsa opozita e sotme e majtë e ka të vështirë të reformohet në ide dhe platforma politike europiane. Edi Rama deklaroi para ca ditësh se ekipi i sotëm i deputetëve të Partisë Socialiste në Kuvend do të konfirmohet duke aprovuar kështu logjikën e kooperativës dhe jo të konfirmimit sipas rendimenti të nxjerrë në formën e produktit politik përgjatë 4 viteve në opozitë. Me këto deklarata kreu i opozitës la të nënkuptohej se deputetit besnik (që nuk voton për interes kombëtar tre ligjet e kërkuara nga BE-ja) është më i rëndësishëm sesa deputeti fisnik që i jep dinamikë politikës me propozime dhe qëndrime të pashtjelluara me parë. E majta shqiptare në opozitë ka mbetur e bllokuar tek kapsllëku i liderit të saj, i cili edhe në propozimin e taksës progresive nxori nga arkivi familjar një propozim të dajës së tij Spiro Koleka 70 vite më parë. Edi Rama ka prodhuar politikë të majtë për të varfrit duke marrë në parti biznesmenë shfrytëzues të të drejtave të punës.
Gjithashtu në kohën kur për të majtën duhet të fryjë era e modernizmit dhe e progresit drejt simotrave evropiane, ne kemi një Parti Socialiste pa ideologji dhe pa identitet politik, që kufizohet veç në spekulimin e denoncimit derisa ngre dhe mure procesit të Integrimit Europian të shqiptarëve. Edi Rama është i interesuar të vijë pushtet, të realizojë ëndrrën për t’u bërë kryeministër, pavarësisht kostos që i shkakton vendit me pengimin e marrjes së Statusit të vendit Kandidat. Partia Socialiste ka pushkatuar ideale e saj europiane me konsolidimin e kastës së pinjollëve të ish-Bllokut.
Premtimet e tij paraelektorale janë të mbushura me marrëzi që të kujtojnë veç sentencën enveriste “votoni për mua, pasi do të hani me lugë floriri”. Deklarata e heqjes së taksës për biznesin e vogël në ditët e sotme është një papërgjegjshmëri kooperativiste, në kushtet kur taksat në Bashkinë e Tiranës janë përgjysmuar me eliminimin e 60 taksa e tarifa, ndërsa në bashkinë e Durrësit, Korçës e Vlorës të qeverisura nga socialistët taksat nuk janë përgjysmuar.
Edi Rama kryebashkiak i Tiranës për 11 vite ngriti një sistem fiskal të rënduar me 80 taksa e tarifa duke frenuar  klimën e të bërit biznes në qytetin e Tiranës. Ndërsa Edi Rama kryesocialist propozon një sistem fiskal pothuajse pa taksa. Në fillim duhet sqaruar se cilit Edvin duhet besuar, mandej të ulesh të shikosh detajimin e faturës financiare që sjell heqja e taksave, pasi shteti me taksa mbahet dhe jo me premtime. 
Sidoqoftë zgjedhjet parlamentare të 23 qershori të vitit tjetër janë shansi i fundit i Ramës. E majta e pa reformuar shkon në zgjedhje pas 192 ditësh me një lider të konsumuar në sjellje radikale, që shkojnë nga bojkotin e parlamentit, greva e pamenduar e urisë, deri në tentativën e marrjes së pushtetit më dhunë siç ishte organizimi i dhunshëm i 21 janarit 2011. Koalicioni i opozitës shkon në zgjedhje pas 5 muajsh jo vetëm pa frymëzim, por dhe me një handikap prej 142 votash minus.
Kreu i PS në mungesë të frymëzim të ideve dhe programeve politike u propozon edhe një herë qytetarëve një projekt qeverisës jo realist, plot premtime me sentenca enveriste  votoni për mua, pasi do të hani me lugë floriri”.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›