E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Rama mashtron, ne po punojme"

Kryeministri Berisha nga Berati sulmoi dje kryetarin e bashkise se Tiranes, njekohesisht kreun e PS-se, Edi Rama per mashtrim. Gjate inaugurimit per perfundimin e rruges se Ismaileve ne Poshnje, kreu i ekzekutivit shqiptar deklaroi se qeveria do te investoje ne menyre te panderprere, derisa komunat te kene infrastrukture te njejte, me ate te lagjeve te qytetit. Por duke e krahasuar rrugen e kesaj komune te Beratit me ato te kryeqytetit, Berisha tha se qendronin shume larg. "Kete rruge me parametra bashkekohore do ta kishin lakmi shume rrugica te Tiranes. Kete e them me sinqeritet, sepse ne Tirane mund te gjesh qindra kilometra rruge me gropa, sikur je ne Mesjete dhe jo ne kryeqytetin e vendit", deklaroi kryeministri Berisha, duke fajesuar per kete gjendje te rrugeve kryebashkiakun e Tiranes, Edi Rama. Sipas Berishes, Edi Rama prej ditesh po kerkon te mashtroje qytetaret se, ai do te sjelle ndryshim ne vend. Por, duke perdorur antitezen kreu i qeverise tha qe nga Berati se, ndryshimin e vertete per integrimin dhe infrastrukturen e vendit e beri qeveria aktuale. Duke renditur perparesite e puneve te tij, ai tha se ndryshim jane shkollat e reja, rruget qe asfaltohen, ujesjellesit qe ndertohen, kanalizimet qe sistemohen dhe nuk jane mashtrimet qe kryetari i Partise Socialiste ben. "Nga ketu dua t`i them se 'ndryshimi i tij' ka fatin e brymes ne gjethen e nje peme, qe e shkrijne rrezet e para te diellit. Dhe ndryshimi i yne do ta shkrijne qe ne oret e para te mengjesit 'ndryshimin e tij' dhe do ta nxjerre zotin Rama ashtu sic del ai vete", deklaroi kryeministri Berisha perpara qytetareve te Beratit. Ne kuader te turit "Shqiperia po ndryshon", kreu i qeverise mori pjese dje ne inaugurimin e disa veprave publike ne rrethin e Beratit, pikerisht ne zonen e cilesuar gjithnje si bastion i se majtes dhe qe ka prodhuar vota maksimale per kete spekter politik. Fillimisht Berisha inauguroi perfundimin e rruges se Ismaileve ne Poshnje, investim i buxhetit te shtetit me vlere 10 milione leke. Po keshtu ne vijim te turit te perurimeve te disa veprave publike ne rrethin e Beratit, kryeministri Berisha inauguroi dje perfundimin e ures se re te Gorrices investim i qeverise me vlere 200 milione leke. Po dje kryeministri Berisha peruroi edhe hyrjen e qytetit te Beratit, duke theksuar se ne kete menyre vinte ne zbatim nje tjeter premtim te qeverise se tij. Sipas Berishes, investimet e shumta ne Berat, tregojne edhe vemendjen e qeverise ndaj ketij qyteti me histori te vjeter. F.Mejdini/E.Hazizolli


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›