"Dosjet, Berisha-Topalli terhiquni"
Socialistet jane shprehur ashper dje ndaj kembenguljes qe kryeministri Berisha dhe mazhoranca, po tregon per ligjin e dosjeve, tashme sipas tyre, i kontestuar nga shume perfaqesues nderkombetare. Kryetarja e grupit parlamentar te PS, Valentina Leskaj, i beri apel dyshes Berisha-Topalli te terhiqen nga ligji i dosjeve. Sipas Leskajt kjo dyshe, me ligjin per lustrimin, po e fut vendin ne nje rruge pa krye. "Po e bejne kete me konfliktet e krijuara me institucionet kushtetuese, e per kete shkak edhe me partneret nderkombetare, te cilet natyrisht nuk mund te pranojne qe nje vend aspirues per integrim, te beje standarde te dyfishta. U bene mbi dy muaj qe komuniteti nderkombetar i percjell ne menyre te perseritur qeverise shqiptare, mesazhin per rishqyrtimin e ligjit te lustracionit, duke e konsideruar ate si antikushtetues", u shpreh Leskaj. Ajo citoi edhe shqetesimet e dy diteve me pare te presidences se Bashkimit Evropian, e cila ka bere te ditur se nje ligj i tille ve ne rrezik anetaresimin e Shqiperise ne BE. "Kryetarja e Kuvendit ka deklaruar se diten e hene do miratoje ne Kuvend, Autoritetin, pa pritur vendimin e Gjykates Kushtetuese. Injorimi i qellimte nga ana e tandemit Berisha - Topalli, te ketyre mesazheve, duke abuzuar me krimet e se kaluares komuniste, me qellimin e vetem per te mbuluar mekatet e sotme, kane vene ne rrezik serioz hapat integruese te Shqiperise ne strukturat euroatlantike", deklaroi Leskaj. Ne kete kuader, PS i kerkoi dje Kuvendit te respektoje Gjykaten Kushtetuese me atributet qe i jep ligji, sepse sipas saj, nuk hyjme dot ne familjen euroatlantike "duke u sjelle me te si ne republikat e bananeve". "Dua t'i kujtoj edhe njehere mazhorances se axhenda parlamentare, eshte integrimi permes konsensusit te gjere per problemet madhore te vendit dhe jo aktet si ky, qe na ndajne nga integrimi duke e kthyer ate ne nje mision te pamundur", u shpreh Leskaj. Partia Socialiste e konsideron detyre historike dhe mision kushtetues e kombetar, te kerkoje ndalimin e metodave qe rrezikojne te ardhmen evropiane te Shqiperise. Per kete arsye, PS eshte gati te jape variantin e saj per ligjin e dosjeve dhe fton ta votojne ate per te nderuar Shqiperine.
"Ne jemi gati te japim nje variant Kushtetues dhe evropia, qe ka ne themel parimet dhe kriteret e Keshillit te Evropes e ta votojme ate jo duke turperuar, po duke nderuar Shqiperine", deklaroi Leskaj. Kryeparlamentarja Topalli komentoi dy dite me pare ligjin per dosjet, ku theksoi se Kuvendi ka pergatitur nje leter per Gjykaten Kushtetuese, ku i ben thirrje qe gjyqtaret te cilet kane konflikt interesi, te mos perfshihen ne shqyrtimin qe po i behet ligjit te ankimuar ne kete institucion.
Thirrja e socialisteve per mazhorancen
Te degjojne kritikat dhe kerkesat e partnereve nderkombetare se Shqiperia nuk mund te hyje ne familjen euroatlantike, me mendesite enveriste te dyshes Berisha - Topalli.
Te respektoje Gjykaten Kushtetuese me atributet qe i jep ligji, sepse nuk hyjme dot ne familjen euroatlantike, duke u sjelle me te si ne "republikat e bananeve".
Te reflektoje ndaj opozites dhe ne, jemi gati te japim nje variant Kushtetues dhe evropian qe ka ne themel parimet dhe Kriteret e Keshillit te Evropes, e ta votojme ate jo duke turperuar por duke nderuar Shqiperine.