Rama mbërrin kulmin, deklaron se NATO-ja është Natë
S’kanë të sosur deklaratat e Edi Ramës se shqiptarët s’ushqehen dot me integrimin. Së fundi, ai regjistroi rekordin, duke u deklaruar shqiptarëve se “NATO është natë”, prandaj edhe duhet t’i largohen kursit të Perëndimit
Berisha: Votoni numrin e artë 44, ajo votë jep punësim dhe zhvillim
Në një miting të përmasa madhështore, kryeministri Sali Berisha ka prezantuar në Lushnje kandidatët për deputetë të qarkut të Fierit, duke ftuar mbështetësit e Partisë Demokratike dhe gjithë shqiptarët të votojnë në zgjedhje për numrin e artë, 44. Në fjalën e tij, kryeministri Berisha premtoi se gjatë 4 viteve të ardhshme do të bëhet gjithçka për të zhvilluar jo vetëm Lushnjen por edhe të gjithë Shqipërinë. Berisha ka shprehur respektin më të madh për të gjithë qytetarët e Lushnjës, pavarësisht bindjeve të tyre politike. I ndalur në investimin tek rrugët, kryeministri Berisha shigjetoi me akuza kreun e PS. “Sot rrugës për në Vlorë, shoku i autobusit u detyrua të dalë nga autobusi sepse rruga pranë një fshati është plot xhunga. Rama pasi bëri uf e buf mori fuoristradën, por shoferi i tha ‘këtë e keni peshqesh nga Koçua se ai e ka ndërtuar këtë rrugë’”, u shpreh kryeministri duke garantuar se investimet në rrugë do të vijojnë. “Unë iu garantoj ju qytetarë se rruga do të fillojë dhe do të ndërtohet në shtator dhe do bëjmë ndërtimin më të shkëlqyer. Këto vite ne kemi ndërtuar mbi 10 mijë rrugë në qytete dhe fshatra në vend. Kemi shumë kilometër rrugë për të asfaltuar. Ne kemi vullnetin për të asfaltuar çdo kilometër rrugë anembanë Lushnjes dhe Shqipërisë. Kjo është Shqipëria reale por autobusi mavi nuk e lejon të shohë potencialet e Shqipërisë”. Berisha u shpreh se sot Lushnja prodhon me shume sesa në gjithë historinë e tij. “Sot Lushnja prodhon më shumë se në të gjithë historinë e saj, ju e ndjeni se vitet me të thella, se vitet e krizës së vështirë ekonomike bëjnë të mundur që kjo ekonomi të eci përpara dhe të krijojë vende pune dhe rritje ekonomike. Procesin e integrimit e konsiderojmë mesazhin e Lushnjës e gjithë kohërave. Ndaj është koha të bashkohemi të votojmë më 23 qershor PD”. Në fjalën e tij Berisha u ndal edhe tek bllokimi që po i bëhet integrimit duke iu referuar kryesocialistit Rama. “Forca tjetër politike, u shpreh kreu i qeverisë, “Ne vazhduam rrugën sëbashku, morëm ftesën për në NATO, u anëtarësuam në NATO. Shoku organizoi miting proteste të nesërmen e anëtarësimit tonë dhe është i pa penduar. Mbarë shqiptarët, mbarë Rajoni e dëgjoi mbrëmë nga Kamza, teksa thoshte se NATO-ja është natë, NATO-ja nuk është as bukë, as ujë. I them zotërisë, se të shprehesh në këtë mënyrë, qytetari i një vendi që ka paguar me lumenj gjaku sigurinë e tij do të thotë të mos kesh asgjë të përbashkët me vuajtjet, me sakrificat, për të mos thënë edhe më shumë të kombit tënd. Meqë thua se NATO është natë dhe nuk është as bukë, as ujë, këtë e dinë më shumë se kushdo tjetër, fermerët e mrekullueshëm të Lushnjës, se cili është zhvillimi i tyre këto katër vite, cila është tregtia e tyre këto katër vite, cila është lulëzimi i fermave të tyre këto katër vite. E di çdo shqiptarë, 4 miliard dollarë investime në katër vite pas anëtarësimit në NATO. Ndaj dhe ju ftoj me 23 qershor, të mos luajmë me projektin tonë të këtij shekulli, por të votojmë integrimin, të votojmë për marrjen e statusit, të votojmë hapjen e negociatave. Me taksat tuaja, me mundin tuaj këto vite ne kemi ndërtuar jo 10 mijë, por absolutisht 11 mijë kilometra rrugë, në sheshe, fshatra, e qytetet e Shqipërisë. Por prapë ne këtë rreth të bekuar kryeqytet të prodhimeve të mrekullueshme kemi shumë kilometra rrugë për të asfaltuar”. Në fun të fjalës së tij, kryeministri Berisha ftoi të gjithë mbështetësit e Partisë Demokriatike dhe gjithë Shqiptarët që kërkojnë punësim, miqërëqenie dhe integrim të votojnë numrin e artë, 44. “Partia Demokratike është e frymëzuar nga ju, nga vizioni juaj, nga energjia juaj. Në rast se ne sëbashku në këto vite kemi realizuar ato ndryshime që thamë, këto janë para së gjithash rezultat i punë suaj, i mundit tuaj, i djersës suaj, por besimi im është shumë i madh, së pari tek ju, gratë dhe burrat e Lushnjës, që këto vite po shndërroni Lushnjën në një kryeqendër të madhe të prodhimit, të shkollimit, të turizmit. Besimi ynë i madh është tek liria juaj, iniciativa juaj e lirë. Kam vizituar serat, kam vizituar fushat, kam vizituar fermerë, kam gjetur njerëz që të frymëzojnë me punën e tyre, me vizionin e tyre, por besimin tonë tek Lushnja e zhvilluar, e bazojmë tek potencialet e saj të mëdha, bujqësore, turistike, të cilat ne do ti shndërrojmë në mirësi për ju. Ndaj dhe ju bëj thirrje në këto zgjedhje të bashkohemi me 23 qershor, të votojmë Partinë Demokratike, të votojmë 44, numrin e artë”, përfundoi ai.