E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama mbeshtet vizat pasi ato u hoqen nga KE Denis Dedej

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, apeloi dje nga Komisionit Evropian qe te moskushtezoje heqjen e regjimit te vizave per shqiptaret. Ne nje leter derguar Presidentit te KE, Jose Manuel Barroso, kryesocialisti shprehu gjithashtu mirenjohje per lajmin e mire se institucioni qe ai drejton do t'i propozoje ne Samitin e Sarajeves vendeve anetare te BE heqjen e regjimit te vizave per Shqiperine. "Eshte ky rasti me i mire per mua qe t'ju falenderoj ne emer te opozites shqiptare, per koherencen qe ju personalisht, e Komisioni Evropian po ashtu, keni manifestuar ne vijimesi per ta nxitur, mbeshtetur e perfshire Shqiperine ne rrjedhen e bashkejeteses evropiane, duke ndikuar me kembengulje perpjekjet e vendit tim ne rrugen e veshtire per permbushjen e standardeve mbi te cilat qendron ne kembe ngrehina e Bashkimit Evropian", shkruan ne letren e tij, Edi Rama. Me tej, kryesocialisti kerkon "qe levizja e lire e shqiptareve te mos varet a lidhet ne asnje menyre, me cfaredo problemi qe Shqiperia ka sot per shkak te mungeses se transparences dhe te kushtetutshmerise ne nje sere aspektesh te administrimit te puneve te vendit, duke filluar nga vete parlamenti ku keto mungesa themelore fatkeqesisht ndeshen rendom". "Apelin per heqjen e regjimit te vizave e per moskushtezimin e kesaj procedure te shumepritur per Shqiperine e kemi bere pa pushim, ne Tirane, Bruksel, Strasburg, Prage, Sarajeve, kudo ku kemi gjetur nje hapesire evropiane per te thene fjalen tone ne emer te nje populli evropian, te shumevuajtur pesedhjete vjet nen nje prej regjimeve komuniste me brutale ne bote dhe te mbetur sot e gjithe diten brenda kufijve te vet te levizjes se lire per shkak te nje tranzicioni te sterzgjatur plote mangesi e boshlleqe ne ndertimin e shtetit demokratik", apelon lideri i Partise Socialiste. Ai thekson se "kjo periudhe do jete vendimtare per Shqiperine dhe liberalizimi pa kushte i vizave me Shqiperine do te inkurajonte padyshim edhe kapercimin e pengesave te veshtira me te cilat perballet sot shoqeria shqiptare ne ndertimin e shtetit te se drejtes dhe demokracise funksionale". Ne fund te letres derguar Presidentit te KE, Rama i shpreh atij mirenjohje per gjithe sa ka bere ne mbeshtetje te perpjekjeve te Shqiperise drejt integrimit evropian.

Letra e plote e Rames per Barroson, presidenti i KE
Mr. Jose Manuel Barroso, President i Komisionit Evropian
Fort i nderuar President Barroso,
Ju shkruaj me mirenjohjen e thelle per lajmin e mire se institucioni qe Ju drejtoni do t'i propozoje ne Samitin e Sarajeves vendeve anetare te Bashkimit Evropian heqjen e regjimit te vizave per Shqiperine, duke na krijuar kesisoj mundesine per t'u bere pjese e hapesires se lire ku, ashtu si fqinjet, edhe shqiptaret te mund t'i kalojne kufijte e Evropes pa pengese.
Eshte ky rasti me i mire per mua qe t'Ju falenderoj ne emer te opozites shqiptare per koherencen qe Ju personalisht, e Komisioni Evropian po ashtu, keni manifestuar ne vijimesi per ta nxitur, mbeshtetur e perfshire Shqiperine ne rrjedhen e bashkejeteses evropiane, duke ndikuar me kembengulje perpjekjet e vendit tim ne rrugen e veshtire per permbushjen e standardeve mbi te cilat qendron ne kembe ngrehina e Bashkimit Evropian.
Lejomeni t'Ju lutem zoti President, qe levizja e lire e shqiptareve te mos varet a lidhet ne asnje menyre me cfaredo problemi qe Shqiperia sot ka per shkak te mungeses se transparences dhe te kushtetutshmerise ne nje sere aspektesh te administrimit te puneve te vendit, duke filluar nga vete parlamenti ku keto mungesa themelore fatkeqesisht ndeshen rendom.
Apelin per heqjen e regjimit te vizave e per moskushtezimin e kesaj procedure te shumepritur per Shqiperine e kemi bere pa pushim ne Tirane, Bruksel, Strasburg, Prage, Sarajeve, kudo ku kemi gjetur nje hapesire evropiane per te thene fjalen tone ne emer te nje populli evropian, te shumevuajtur pesedhjete vjet nen nje prej regjimeve komuniste me brutale ne bote dhe te mbetur sot e gjithe diten brenda kufijve te vet te levizjes se lire per shkak te nje tranzicioni te sterzgjatur plote mangesi e boshlleqe ne ndertimin e shtetit demokratik.
Me te njejten vetedije kemi punuar, ne mes te krizes politike qe ka mberthyer vendin, per miratimin konsensual ne Kuvendin e Shqiperise te nje rezolute te 11 marsit 2000, ku kemi inkurajuar institucionet shqiptare ne permbushjen e standardeve te Udherrefyesit per liberalizimin e vizave.
Kjo periudhe do jete vendimtare per vendin tim dhe liberalizimi pa kushte i vizave me Shqiperine do te inkurajonte padyshim edhe kapercimin e pengesave te veshtira me te cilat perballet sot shoqeria shqiptare ne ndertimin e shtetit te se drejtes dhe demokracise funksionale.
Me mirenjohje te thelle per gjithe sa keni bere ne mbeshtetje te perpjekjeve te Shqiperise drejt integrimit evropian dhe me urimin qe mandati Juaj i dyte ne krye te Komisionit Evropian te jete plotesisht i suksesshem, Ju falenderoj per vemendjen qe i kushtuat ketyre rreshtave.
Juaji sinqerisht,
Edi Rama

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›