E Shtunë, 31 Tetor 2026

Withers:Rrëzimi i Kostës na çuditi

Ambasadori i SHBA-së John Withers duke i cilësuar gjykatat si institucione jetike për vendin theksoi se rrëzimi i kandidatit për në Gjykatën Kushtetuese Vangjel Kosta nga parlamenti është jo transparent. Duke folur në konferencën për rolin e gjykatave në demokraci Withers theksoi se mënyra dhe mungesa e transparencës dhe mënyra se si është marrë ky vendim është çuditëse.
"Rrëzimi i kandidaturës nga Kuvendi duke sikur është bërë sipas kritereve të ligjit të legjislacionit të cilat nuk u miratuan nga Gjykata Kushtetuese por edhe nga një trup këshillimor nga Komiteti i Venecias dhe kjo nuk është transparente" theksoi Withers.
Gjithashtu Withers duke e cilësuar si të pavend marrjen shembull të Senatit amerikan nga maxhoranca në përzgjedhjen e gjyqtarëve theksoi se Senati ka marrë në shqyrtim edhe deklaratat e të kandiduarit gjë që nuk është bërë në Shqipëri.
Ai gjithashtu duke e cilësuar si mjaft shqetësuese emërimet në Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë theksoi se ndikimet politike nuk duhet të jenë pjesë e një shoqërie demokratike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›