E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama mbledh deputetet e PS Tirane,

Deputetet e Partise Socialiste te Qarkut Tirane, zhvilluan dje nje takim me kryetarin e Partise Socialiste, Edi Rama. Burime brenda takimit bejne te ditur se tema e bisedimeve dhe arsyeja e asaj mbledhje kishte te bente me zgjedhjet qe do te behen ne organizatat e partise me te madhe ne opozite. Keshtu pra, mesohet se jane ndare detyrat qe do te kene anetaret e grupit parlamentar socialist ne kryeqytet, per zgjedhjet ne parti. Ndryshe nga heret e tjera, nga takimet e ngushta te socialisteve me kryetarin, ku nuk jane lajmeruar deputetet te cilet njihen si themelues te Levizjes per Mendimin Ndryshe, kete here ata kishin marre nje njoftim te tille. Deputeti Andis Harasani dhe Kastriot Islami, te pyetur nga "Koha Jone", kane deklaruar se kane pasur nje njoftim per sa i perket takimit. Por megjithese kishin nje njoftim, themeluesit e LMN-se nuk ishin te pranishem ne takimin me kryetarin Rama dhe deputetet e Tiranes. I pyetur per mospranine e tij ne mbledhje, anetari i kryesise, deputeti Andis Harasani deklaroi se nuk ishte i pranishem ne Tirane. Per sa i takon zgjedhjeve ne organizata, deri me daten 25 nentor duhet te kete nje propozim per daten e zhvillimit te zgjedhjeve. Me marrjen e mandatit te dyte per drejtimin e Partise Socialiste, ne zgjedhje te parakohshme, tashme duhet qe edhe organizatat te bejne zgjedhjet e tyre. Kjo gje behet per arsye qe mandati i kryetarit te jete paralel me kreret e organizatave socialiste. Nga mbledhja e fundit e Asamblese Kombetare, eshte kerkuar gjithashtu nga socialisti Bashkim Fino, qe strukturat e selise roze te votebesohen dhe roli i tyre te diskutohet mbi bazen e kontributeve si edhe eficencen qe kane pasur ne zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit. D.Dedej


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›