E Shtunë, 31 Tetor 2026

Socialistet sulmojne vilat e tyre ne bregdet

Partia Socialiste, ne vazhden e sulmeve kunder cdo vendimi apo ligji qe miratohet ne Shqiperi, sulmoi edhe nje ligj qe ka te beje me pagesen e trojeve shteterore mbi te cilat jane ndertuar fshatra turistike. Historia e ketyre fshatrave, nisi dhe perfundoi ne vitet e qeverisjes socialiste, 1997 deri ne vitin 2005, kur u ndalua dhenia e tokes nga shteti per resorte turistike. Keto fshatra u ndertuan per zhvillim turizmi, por destinacioni i tyre u nderrua nga investitoret, duke ua shitur keto vila, qytetareve te ndryshem. Nderkohe qe vilat u shiten, trualli vazhdoi te ishte shteteror dhe vazhdon te jete i tille. Ajo qe synon ligji i kesaj qeverie, eshte qe disponuesit e ketyre vilave t'i paguajne shtetit, vleren e truallin e vilave te tyre. Veprimi me normal qe mund te beje shteti ne kete rast, eshte te arketoje leket e nje prone publike, qe sot perdoret nga qytetare, per vila private. Ky veprim mese normal u sulmua nga Partia Socialiste, se po behet per qellime perfitimi te disa ministrave te kesaj qeverie. Eshte krejtesisht absurde te konsiderosh perfitim, nje detyrim per t'i paguar shtetit leke. Perfitimi i ketyre ministrave apo i kesaj qeverie do te ishte nese truallin shteteror nuk do t'ua shiste me cmim tregu ketyre individeve, por do t'ua dhuronte pa shperblim. Perfitim do te konsiderohej nese kjo qeveri do t'ua lejonte ketyre individeve ta gezonin truallin shteteror, te dhuruar nga qeverite socialiste, ta perdornin edhe me tej pa paguar leket qe i detyrohen shtetit. Partia Socialiste, po e ben kete gafe per nje qellim tjeter. Per te treguar se ne keto fshatra turistike kane vila disa ministra apo personazhe te tjere te politikes apo medias. Socialistet pa mandat, Taulant Balla dhe Erion Brace, po harxhojne kohe televizive per t'u thene shqiptareve se Genc Ruli ka nje vile, qe faktikisht e ka blere para se Partia Demokratike te vije ne pushtet, por nuk tha qe ngjitur me te ka edhe Bashkim Finon. Ai permendi edhe Lulzim Bashen, por fshehu Pandeli Majkon, Arben Ahmetajn, Artan Lamen, Ermelinda Meksin, Fatmir Tocin, Ledi Shamkun (Shkrelin), e shume te tjere. Vila ne bregdet kane blere si te majte e te djathte, ish-ministra dhe ministra, deputete dhe gazetare dhe kjo eshte nje gje krejtesisht normale, por te dalesh kunder detyrimit per te paguar pronen shteterore, eshte te mbrosh abuzimin.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›