E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prifti: Zgjedhja e Jakes, me procedura te paligjshme

Zgjedhja e ish-zv/ministrit te Transporteve, Nikolin Jaka, i akuzuar per korrupsion ne krye te Dhomes se Tregtise, eshte konsideruar e pavlefshme nga ministri i Ekonomise, Dritan Prifti. Ai shpalli dje te pavlefshem vendimin e 24 tetorit te ketij viti, sipas te cilit ne krye te Dhomes se Tregtise Tirane zgjidhet Nikolin Jaka. Ne nje leter drejtuar Asamblese, kryesise dhe sekretarit te kesaj Dhome, kreu i dikasterit te Ekonomise argumenton se mbledhja e 24 tetorit, eshte zhvilluar duke shkelur statusin dhe procedurat ligjore ne fuqi per Dhomen e Tregtise. Sipas Priftit, nje shkelje e rende eshte fakti qe Nikolin Jaka nuk ka qene anetar i Asamblese se Dhomes se Tregtise, pra nuk ploteson nje prej kritereve baze per t'u zgjedhur kryetar. Nje tjeter argument i risjelle nga ministri Prifti, eshte se ne rend te dites se asaj mbledhje nuk ka qene e perfshire zgjedhja e kryetarit dhe vendimi per zgjedhjen e kryetarit te ri eshte vendosur gjate mbledhjes. Gjate asaj mbledhje kane marre pjese 74 anetare, ndersa pjesa tjeter nuk kane qene prezent, nderkohe qe duhet te ishin njoftuar me pare. Letra mbyllet me konstatimin se keto zgjedhje jane zhvilluar ne kundershtim te plote me statusin e Dhomes se Tregtise dhe Industrise. Reagimi i ministrit Prifti, vjen ne diten kur Nikolin Jaka ka thirrur dje si kryetar, mbledhjen e Dhomes. Nuk dihet ende se cfare eshte diskutuar ne mbledhjen e zhvilluar me dyer te mbyllura, por per ministrin Prifti, Jaka nuk mund te zgjidhej kryetar, ne kushtet kur ndaj tij eshte ne vazhdim nje procedim gjyqesor ne nivele te larta, ku prokuroria ka kerkuar anulimin e pafajesise se dhene nga Gjykata e Apelit, per konsumim te vepres penale te korrupsionit. Jaka ka vuajtur denim per mbi nje vit burg per kete veper. Asambleja e Pergjithshme e Dhomes se Tregtise, e ka zgjedhur Nikolin Jaken me 60 vota pro, ndersa ne votim moren pjese 75 anetare te Asamblese. Ne gare kane marre pjese edhe Edmond Rusmajli dhe Sami Celaj, por shumicen e votave e ka marre ish-zevendesministri i Transporteve, Nikolin Jaka.

Dhoma e Tregtise, cfare perfaqeson

Kryetari i Dhomes zgjidhet me votim te fshehte nga Asambleja, per nje periudhe katervjecare. Ai zgjidhet midis anetareve te Asamblese, brenda 10 ditesh nga formimi i Asamblese. Kryetari drejton veprimtarine e Dhomes dhe kryesine e saj. Ai eshte perfaqesuesi ligjor i Dhomes ne marredheniet me te tretet, si dhe pergjigjet per aktivitetin, administrimin dhe funksionimin e Dhomes. Objekti i Dhomes se Tregtise eshte te koordinojme perpjekjet e tregtise, industrise dhe profesionisteve ne mbajtjen dhe fuqizimin e klimes se shendetshme te biznesit. Te sponsorizoje (mbeshtese financiarisht) programe dhe te nxise aktivitete qe ofrojne zhvillimin dhe shfrytezimin e burimeve njerezore dhe ekonomike. Te ofroje orientim te biznesit krijues dhe koordinim efektiv te te gjitha paleve te interesuara ne zgjidhjen e problemeve dhe nismat perftuese te komunitetit. Te krijoje kuptimshmeri dhe vleresim te mundesive dhe te promovoje avantazhet e burimeve te ekonomise vendase.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›