Rama mbledh në Vlorë ministrat e tij: Shumë i mbresuar pozitivisht nga puna përgatitore

TIRANE- Kryeministri i zgjedhur, Edi Rama mblodhi sot për herë të parë në Vlorë, në qytetin ku edhe u zgjodh deputet, të propozuarit e mazhorancës së re qeverisëse për kabinetin qeveritar.
“Vlorë, takim dy ditor i qeverisë së rë. Reforma rrënjësore, shpirt skuadre, qytetari europiane në komunikim. Kurajo integritet transparencë”, njofton sot Rama në Twitter.
Takimi me ministrat e rinj nisi rreth ores 15:00 tek hotel 'New York', një ambient privat ky pranë zonës së "Ujit të Ftohtë".
Ministrat e propozuar nga LSI pohojnë gjithashtu se do të jenë në këtë takim të parë me kryeministrin e zgjedhur Rama.
Programi qeverisës i të majtës, vendosja e piketave të drejtimit të vendit, kontributi i çdo ministri dhe i çdo dikasteri, por edhe çështje të brendshme të koalicionit qeverisës, bashkëpunimit dhe koordinimit të partive në qeverinë Rama, mësohen se do të jenë në qendër të takimit, që do të zgjasë dy ditë.
Nga takimi, që është pohuar nga selia rozë se do të jetë i mbyllur për mediat, pritet të mësohen edhe detyrat e para të qeverisjes Rama, një nga të cilat, siç është pohuar tashmë, “vënia nën kontroll e territorit nga ndërtimet pa leje”, pritet të detajohet në këtë takim të parë të kabinetit të ri qeveritar, të drejtuar nga Edi Rama.
PËRFUNDON PJESA E PARË E MBLEDHJES: RAMA: MBRESA POZITIVE
Ora 18:30 Pjesa e parë e mbledhjes se qeverisë së re “Rama” përfundoi rreth orës 18:30.
Kryeministri i Zgjedhur Edi Rama ka shprehur mbresat e tij pozitive për mbledhjen në një postim në rrjetin social ‘Twitter”, teksa ka bërë publike se u paraqiten planet e ministrave për qeverisjen e re.
“Shume i mbresuar pozitivisht nga puna përgatitore, paraqitja e planeve te ministrave dhe diskutimi i ideve ne grup”, shkruan Rama.
Teksa ka startuar rreth orës 15:00 tek hotel 'New York', një ambient privat ky pranë zonës së "Ujit të Ftohtë" mbledhja pritet të vijojë dhe në orët në vijim.
(d.b/m.a/e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera Basha: Rama takim privat në Vlorë për të ndarë tortën e pushtetit Berisha-gazetarëve: Nisuni dhe ju në Vlorë, por merrni rroba banjo me vete