Rama mbledh qeverine e ardhshme ne Shkoder
Nen drejtimin e Kryeministrit te ardhshëm, Edi Rama, eshte zhvilluar per me shume se 4 ore mbremjen e sotme mbledhja me ministrat që do të jenë pjesë e kabinetit të tij qeveritar.
Pas Vlorës dhe simbolikës së pavarësisë që mbart ky qytet, Shkodra është zgjedhur nga Rama per kete mbledhje te dyte te qeverise se tij si simbol i rezultatit electoral të 23 qershorit, ku e majta për herë të parë arriti t'i marrë demokratëve bastionin e tyre verior.
Gjatë mbledhjes, ministrat e ardhshëm i paraqiten kryeministrit Rama programin për 100 ditët e para të punës në dikasterin që do të drejtojnë. Keto projekte do t'i japin forme perfundimtare programit te ri qeverises. Projekti perfundimtar i programit do te shpaloset ne kuvend gjate javes se ardhshme pasi te nise sesioni i ri i parlamentar dhe pasi qeveria e Rames te mandatohet nga presidenti I republikes.
Mbledhja e Rames me ministrat do te vijoje ne shkoder edhe neser gjate paradites nga ora 10.00-12.00. Mesohet se neser ne mbledhje, do te diskutohen buxhetet sipas cdo ministrie si dhe per stafet neper dikastere.