E Shtunë, 31 Tetor 2026

Garet Bejl u transferua nga Totenhem tek Reali per 100 milione euro

Geret Bejl prezantohet te Reali i Madridit… Klubi spanjoll I rezervon një pritje gjigande blerjes më të shtrenjtë në historinë e futbollit. Në fillim futbollisti mori fanelen e re me numrin 11-të nga presidenti Florentino Perez. Më pas fjalët e para të mesfushorit uellsian si një futbollist I Realit të Madridit… “Dua të them se gjithçka këtu është e mrekullueshme. Është një ëndërr për mua. Ju falenderoj të gjithëve për këtë pritje madhështore. Tani dua vetëm të ndihmoj skuadërën të fitojë për herë të dhjetë Ligën e Kampioneve”. Në fund çasti i shumëpritur nga 25 mijë tifozët e Realit që pritën shumë se dy orë të shihnin në fushë Geret Bejl. Mesfushori zbriti në “Santiago Bernabeu” me unifornmën e skuadrës së re, duke elektrizuar atmosferën në shkallët e stadiumit. Fotot e para në fushë dhe më pas një demostrim i shkurtër me topin, si një mënyrë për të treguar se Reali i Madridit nuk do të zhgënjehet. Gjithsesi, Geret Bejl duhet ta tregojë këtë gjë në ndeshjet zyrtare. Klubi madrilen shpenzoi 100 milionë euro për ta tranferuar 24-vjeçarin nga Totenhem. Të mëdha pritshmëritë e tifozëve që presin shumë nga Bejl. Por, një gjë është e sigurt. Të gjithë rivalët duhet të druhen. Një dyshe si Bejl-Kristiano Ronaldo është me të vërtetë e frikshme.

Kaka është zyrtarisht lojtar i Milanit, por lajmi do të jetë blerja e Ozilit nga Arsenali Rikardo Kaka është rikthyer tek Milani. Katër vjet pasi u largua për rreth 67 milionë euro, braziliani vendos ta vazhdojë karrierën në “San Siro”. Adriano Galiani ka arritur një marrëveshje mjaft të favorshme për klubin italian pasi Milani për momentin nuk do të paguajë asnjë euro për Kakanë, ndërsa futbollisti ka pranuar të ulë rrogën nga 10 në 4 milionë euro në sezon. Kaka dëshiron të luajë dhe të shkojë në botëror me Brazilin. Reali shpëton nga 20 milionë euro që do të duhej t’i paguante rrogë Kakasë për dy vitet e mbetura në kontratë, ndërsa ka përfituar në marketing nga braziliani. Gjithsesi, lajmi më i madh i ditës së sotme është që Mesut Ozil do të bëhet lojtar i Arsenalit. Media spanjolle shkruan se Reali ka një marrëveshje me klubin anglez që do të paguajë 45 milionë euro për gjermanin. Ançeloti preferon të mbajë Di Marinë dhe po ashtu Koentraon.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›