E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama mbledh qeverine

Kryeministri i zgjedhur, Edi Rama është takuar ministrat e rinj të kabinetit të tij, të cilët i propozoi një ditë më parë.

Takimi është zhvilluar në selinë e Partisë Socialiste, bëjnë të ditur burime zyrtare pranë selisë rozë. Takimi i kryeministrit të ri dhe ministrave, i zhvilluar me dyer të mbyllura, ka pasur si qëllim koordinimin e detyrave të anëtarëve të ekzekutivit. Një ditë më parë, Rama u dha fund hamendësive dhe aludimeve për emrat e ministrave që do të ulen në kabinetin e qeverisë së re, duke surprizuar jo pak me emrat e zgjedhur. Kabineti i ri: Kryeministër Edi Rama Zëvendëskryeministër, Niko Peleshi Ministër i Financave, Shkëlqim Cani Ministër i Brendshëm, Saimir Tahiri Ministre e Mbrojtjes, Mimi Kodheli Ministër i Jashtëm, Ditmir Bushati Ministre e Integrimit Europian, Klajda Gjosha Ministër i Drejtësisë, Nasip Naço Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj Ministër i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri Ministër i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto Ministre e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni Ministër i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti Ministër i Shëndetësisë, Ilir Beqja Ministre e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla Ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erjon Veliaj Ministre e Kulturës, Mirela Kumbaro Ministër i Mjedisit, Lefter Koka Ministre për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito Ministër për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi Ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ilirjan Celibashi / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›