Rama mbledh sot qeverinë në Shkodër
Kabineti Rama do të zhvillojë për herë të dytë sot mbledhjen informale të qeverisë.
Kryeministri i ardhshëm, do të mbledhë sot ministrat e kabinetit të tij në qytetin e Shkodrës.
Takimi pritet të nisë në orën 17:00 dhe do të mbahet në hotel “Colosseu” në qendër të qytetit të Shkodrës.
Burime të Ora News thanë se në mbledhjen e dytë informale të qëverisë pritet që të të gjithë ministrat të paraqesin para kryeministrit Edi Rama strategjinë për secilin dikaster, si dhe strukturën e ministrive përkatëse.
Po ashtu, kabineti pritet ti japë OK edhe programit qeverisës PS-LSI për 300 ditët e para.
Pritet që të mbledhjen e qeverisë të diskutohet dhe për çështjen të tjera, të cilat kanë të bëjnë edhe për nivelet e tjera të qeverisjes.
Mbledhja konsiderohet simbolike, pasi de juro është e pamundur të merren vendime deri në shtator.
Për herë të parë, qeveria Rama u mblodh në qytetin e Vlorës, aty ku kryesocialsti u zgjodh si deputet për herë të parë.
Qeveria e majtë pritet të dekretohet më 12 shtator.