E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama mbledh të Urtët, diskutohet për Presidentin e ri

Temë kryesore duket se ka qenë përzgjedhja e Presidentit të ri të vendit, përzgjedhje e të cila pritet të bëhet gjatë muajit korrik.

Takimi është zhvilluar pa praninë e medieve, teksa thuhet se të urtët e kanë këshilluar Ramën që të diskutojë me demokratët për ngritjen e një grupi të përbashkët për zgjedhjen e Presidentit të ri.

"Mendoj se do të jetë produkt i konsultës, do të jetë konsensual. Nëse do të kishte një zgjidhje të plotë, do të ishin zgjedhjet e parakohshme. Berisha muk mund ti pranojë ato dhe mund të pranojë një zgjidhje të pjesshme, e cila është presidenti konsensual", ka thënë një prej të pranishmëve në takim, Sabit Brokaj. /Start/

                                                                                             2012-04-09 17:10
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›