Rama mbledh të hënën Grupin Parlamentar dhe ministrat. Ja agjenda

Kryeministri Edi Rama do të mbledh ditën e hënë, ora 11:00, Grupit Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar.
Edhe këtë herë, takimi do të zhvillohet në ambientet e Pallatit të Brigadave.
Në mbledhjen e zgjeruar që zhvillohet çdo muaj, këtë radhë në fokus do të jetë procesi i integrimit europian ku do të raportojë Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha dhe Kryenegociatorja Majlinda Dhuka.
Raportimi i Hoxhës dhe Dhukës do të përqendrohet kryesisht tek Kapitulli 24: Drejtësia, Liria dhe Siguria.