Rama me Hoxhaj: PS mbështet integrimin e Kosovës
TIRANË- Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama priti në takim Ministrin e Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj.
Ministri Hoxhaj e informoi kreun e opozitës shqiptare mbi zhvillimet më të fundit në Kosovë, punën e madhe që ka bërë dhe bën Qeveria e Kosovës për ndërtimin e një shoqërie demokratike dhe konsolidimin e institucioneve funksionale, respektimin e minoriteteve dhe objektivat në procesin përmbyllës së pavarësisë së mbikëqyrur, si dhe normalizimin e situatës në veri të Kosovës.
Gjatë takimit, Rama shprehu vullnetin maksimal për intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dhe shkëmbimeve, si dhe nënvizoi mbështetjen për të gjitha nismat që ka ndërmarrë Qeveria e Kosovës. Kryetari Rama e siguroi Ministrin e Jashtëm të Kosovës për një angazhim dhe përpjekje intensive për përshpejtimin e integrimit të Kosovës në strukturat euroatlantike.
(el.me/BalkanWeb)