Kosovë, trafikuan të miturën nga Shqipëria, 12 vjet për 8 persona
PRISHTINË- Tetë shtetas kosovar u dënuar me 12 vjet burg gjithsej, pasi u shpallën fajtorëpër trafikimin e një të miture nga Shqipëria.
Trupi gjykues i përzieë i kryesuar nga një gjykatës i EULEX-it, në Gjykatën e Qarkut në Prizren dënoi shtetasin Shqipron Gashi me katër vjet e një muaj burg, pasi u shpall fajtor për veprën penale "trafikim i personave, privim i paligjshëm nga liria dhe shkelje e të drejtave të punës". Diamant Berisha u dënua me dy vite burg për veprën penale trafikim i personave, keqtrajtim seksual i personave nën moshën 16 vjeç dhe shkelje e të drejtave të punës. Po kështu, me dënime të ndryshme u dënuan edhe Enver Kryeziu, Samedin Berisha, Musli Kastrati, Izmir Iseni, Rabit Kastrati dhe Visar Mehmeti. Ndërsa hetimet ndaj një personi tjetër po vijojnë si bashkëpjesmarrës, pasi është arratisur.
8 kosovarët u shpallën fajtor pasi Prokuoria vërtetoi se kanë trafikuar me forcë një vajzë të mitur nga Shqipëria. Vajza e mitur është detyruar që të punojë si valltare dhe të kryejë akte seksuale në lokale të ndryshme në rajonin e Kamenicës dhe Prizrenit, gjatë periudhës nëntor 2010 dhe fillimi i vitit 2011.
(el.me/BalkanWeb)