Teatri Kombëtar i Komedisë cel sozonin e ri artistik
TIRANË- Teatri Kombëtar i Komedisë do të çel mbrëmjen e sotme sezonin artistik me komedinë “XXL TV” të Stefan Çapalikut.
Ky i fundit e ka cilësuar “XXL TV” si një komedi që lëviz mes komedisë dhe dramës. Janë 7 aktorë që do të luajnë 11 personazhe, të cilat ndryshojnë dhe transformohen vazhdimisht. Bujar Asqeriu, Mehdi Malka, Olta Daku, Lulzim Zeqja, Flaura Kureta, Marsela Lena dhe Roland Saro janë aktorët që me anë të lojës së tyre do të sjellin për publikun mënyrën se si manipulohet e vërteta nga media.
Ngjarjet zhvillohet në studion e një stacioni televiziv, që ndodhet i vendosur në katin e dytë të një ndërtese në qendër të qytetit, mbi Bankën Kombëtare. Është mëngjesi i parë në një televizion privat që përpiqet të mbijetojë me të gjitha format duke përcjellë një realitet fals.
Shfaqja me regji të Çapalikut dhe Naun Shundit u shfaq premierë në 17 dhjetor në skenën e vogël të Teatrit Kombëtar. Komedia do të shfaqet sot, të shtunën dhe të dielën, ora 19:00. Ndërkohë Teatri Kombëtar, që çeli sezonin artistik një javë më parë, do të vazhdojë të shfaq edhe këtë fundjavë shfaqjen “Amadeus” të regjisorit Alton Basha.
(el.me/BalkanWeb)