Rama me Lajcak Rikthim i besimit te vota
Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama ka zhvilluar sot nje takim me te Derguarin e Posacem te Bashkimit Evropian ne Shqiperi zotin Miroslav Lajcak.
Tema kryesore e ketij takimi ishte procesi i ardhshem zgjedhor dhe procesi i integrimit te Shqiperise ne Bashkimin Evropian.
Ne lidhje me zgjedhjet vendore zoti Rama theksoi edhe njehere nevojen per te patur nje proces te lire dhe te ndershem zgjedhor qe ndryshe nga zgjedhjet e vitit 2009 do te plotesoje te gjitha starndardet e nevojshme.
Gjate takimit me zotin Lajcak Edi Rama nenvizoi disa prej masave qe duhen ndermarre per te rikthyer besimin e shqiptareve tek e drejta e votes dhe zgjedhjet e lira si dhe njekohesisht e siguroi te derguarin e zonjes Ashton per gadishmerine dhe angazhimin e Partise Socialiste dhe Opozites se Bashkuar per te bere gjithcka ka ne dore ne drejtim te nje procesi te ardhshem zgjedhor te standardeve te plotesuara.