Rama me Pjerin Ndreun: Transformojmë Ranën e Hedhun në destinacion të turizmit mesdhetar me pesë yje

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim pune me kreun e Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, këtë të martë (8 gusht).
Në një postim në Facebook, teksa ka publikuar foto nga takimi, Rama shkruan se ata diskutuan në lidhje me transformimin e Ranës së Hedhun.
Sipas kryeministrit, objektivi është shndërrimi i zonës në një destinacion të turizmit mesdhetar me pesë yje.
“Me kryebashkiakun që vit pas viti po e kthen Lezhën turistike në Spanjën e vogël të Shqipërisë, duke diskutuar për sfidën e transformimit të Ranës së Hedhun në një destinacion të turizmit mesdhetar me pesë yje. (Pjerini e ka fiksim të vjetër të sfidojë Jonin me një zhvillim fantastik në Adriatik Nëse bashkohet me Benetin ka shumë gjasë t’ia dalin, por halli është se ky do që të sfidojë edhe Shkodrën”, shkruan Rama.
/rtsh.al/