Rama me Steinberg Zgjidhja e duhur e krizes zgjedhjet e reja

Bindja jone mbetet se zgjidhja e duhur e krizes fillon nga zgjedhje te reja - keshtu u shpreh kreu I Partise Socialiste Ei Rama ne takimn qe pati me Zevendes Sekretarin amerikan te Shtetit James B. Steinberg.
Kriza ne Shqiperi tha Rama i ka rrenjet tek zgjedhjet dhe korrupsioni ndersa shtoi se bojktoi I zgjedhjeve vendore nuk a qene asnjehere opsioni I Partise Socialiste.
Opozita dhe votuesit duan garanci per lirine e ndershmerine e zgjedhjeve vendore- tha Rama
Kryesocialisti u shpreh se opozita do te vazhdoje te kerkoje largimin e qeverise dhe nuk do ti ndaloje protestat nderkohe qe do te jape cdo kontribut per garantimin e zgjedhjeve vendore.
Vete Zevendes Sekretari amerikan i Shtetit zoti Steinberg nenvizoi se transparenca eshte nje kerkese legjitime dhe domosdoshmeri per forcimin e demokracise dhe luften kunder korrupsionit.
Steinberg vuri theksin tek rendesia per forcimin e institucioneve te pavarura ne Shqiperi.
Palet duhet te garantojne ecurine e procesit politik dhe Shtetet e Bashkruara te Amerikes jane prane Shqiperise per te vezhguar nga afer kete proces u shpreh zoti Steinberg.
Si Rama ashtu dhe zyrtari ameikan shprehen domosdoshmerine e hetimit te pavarur per zbardhjen e plote te ngjarjes se 21 Janarit ku u vrane 4 demonstrues.
James B. Steinberg u takua edhe me kryeministrin Berisha ku te dy ndae te njejtin mendim mbi nje hetim te plote per 21 janarin. Zyra e shypit e kryeministrit njoftoi se te dy bashkebiseduesit ishin te te njejtit mendim per rendesine themelore qe ka hetimi dhe gjykimi i plote i paanshem dhe gjitheperfshires nga institucionet e vendit per 21 Janarin. Kryeministri theksoi se Shqiperia eshte nje shtet demokratik ku cdo problem mund te zgjidhet ne kuader te Kushtetutes dhe shtetit ligjor.
shte zhvilluar ne ambientet e Presidences takimi i presidentit Bamir Topi me zevendessekretarin amerikan te shtetit James Steinberg.
Sipas njoftimit zyrtar nga institucioni i Presidences tema e takimit ishte situata politike ne vend. Nga te dyja palet u nenvizua rendesia e rivendosjes se dialogut mes forcave politike dhe pergatitjes sa me mire dhe ne kohe te zgjedhjeve te 8 majit. Presidenti Topi shprehu gatishmerine personale dhe te institucionit qe perfaqeson per ndermarrjen e veprimeve qe cojne drejt dialogut politik mes paleve si dhe per mbeshtetjen e propozimeve konkrete qe do te bejne te mundur jetesimin e ketij dialogu institucional ne sherbim te interesave madhore te vendit.
Me tej ne njoftimin zyrtar te institucionit te Presidences thuhet se z. Stainberg shprehu kenaqesine e vecante per kete takim me Presidentin Topi vleresoi lart rolin e tij institucional dhe konstruktiv ne keto momente te veshtira per Shqiperine dhe e siguroi Kreun e Shtetit se ndihmesa dhe mbeshtetja e Shteteve te Bashkuara te Amerikes nuk do ti mungojne ne perpjekjet e tij si simbol i unitetit te popullit per ti sherbyer sa me mire Shqiperise dhe demokracise shqiptare.
Gjithashtu zoti Stajnberg nenvizoi qendrimin e Shteteve te Bashkuara persa i perket domosdoshmerise per te rivendosur dialogun politik institucional dhe per shendoshjen e demokracise funksionale shqiptare si dhe te respektimit te institucioneve te pavarura te nje vendi qe luan nje rol te rendesishem ne qendrueshmerine dhe paqen e rajonit ballkanik thuhet ne njoftimin zyrtar.
Prokuroria e Pergjithshme permes nje njoftimi per shtyp ben te ditura detaje ne lidhje me takimin e zevendessekretarit amerikan te Shtetit James Stainberg me kreun e institucionit te akuzes Ina Rama. Ne njoftimin e bere publik thuhet se prokurorja e Pergjithshme znj. Ina Rama pasi falenderoi zv. Sekretarin Stainberg per mbeshtetjen qe SHBA-te i kane dhene organit te akuzes ne permbushjen e detyrave te saj ne zbatim te ligjit dhe te Kushtetutes theksoi se Prokuroria mbetet e angazhuar dhe e vendosur ne punen e saj per zbardhjen e ngjarjes se 21 janarit. Duke e konsideruar kete hetim si mjaft sensitiv ne opinionin publik Prokuroria eshte shprehur gjithmone per nje hetim te plote te paanshem profesional dhe gjitheperfshires duke mbetur larg cdo lloj nderhyrjeje politike.
Me tej ne njoftimin per mediat thuhet se Zevendessekretari Amerikan i Shtetit z. James Stainberg duke vleresuar punen dhe performancen e Prokurorise Shqiptare siguroi kryeprokuroren Ina Rama per nje mbeshtetje te plote ne hetimet e organit te akuzes. Z. Stainberg theksoi me kete rast rendesine qe Prokuroria si nje institucion i pavarur te mbetet larg sulmeve dhe nderhyrjeve politike ne menyre qe te kryeje me paanesi detyren e saj kushtetuese.
Ne takimin ne Prokurori ishin gjithashtu te pranishem edhe zevendesndihmessekretarin per Evropen dhe per Azine Tomas Countryman dhe ambasadori amerikan ne Tirane Alexander Arvizu.
1127
Zevendessekretari amerikan i Shtetit ka nisur nje takim me ministrin e Jashtem shqiptar Edmond Haxhinasto ne rezidencen amerikane. Pas perfundimit te ketij takimi pritet qe ne keto ambiente te mberrije shefi i opozites Edi Rama. Takimi me Ramen do te jete takimi permbylles i Stainberg ne Tirane ne lidhje me situaten aktuale ne vend.
1100
Ka lene ambientet e Prokurorise James Stainberg pas nje takimi me prokuroren e Pergjithshme Ina Rama. Takimi i radhes pritet te jete ai me kreun e opozites Edi Rama rreth ores 1220. Pas perfundimit te takimeve Stainberg do te dale para mediave ne nje konference shtypi.
1035
Perfundon takimi i nensekretarit amerikan te shtetit James Stainberg me kryeministrin Berisha. Takimi i cili filloi rreth ores 950 zgjati rreth 30 minuta dhe ne te u diskutua rreth situates se renduar politike ne vend qe pas 21 janarit dhe dhe zgjedhjet vendore te 8 majit. Pas daljes nga godina e Kryeministrise Stainberg dhe diplomatet qe e shoqeronin u drejtuan per ne Prokurorine e Pergjithshme per nje takim me kryeprokuroren Ina Rama.
09 40
Sapo ka perfunduar takimi i nensekretarit amerikan te Shtetit James Steinberg me Presidentin e vendit Bamir Topi. Diplomati amerikan shoqerohej ne kete takim nga zevendesndihmes sekretari amerikan i Shtetit Thomas Countryman dhe drejtori ekzekutiv i Sherbimit te Jashtem te BE-se Miroslav Lajcak.
Nensekretari amerikan i shtetit James Steinberg do te zhvilloje sot takime ne Tirane me kreret e shtetit dhe shefin e opozites Edi Rama. Tema qendrore e takimeve do te jete kriza politike e renduar edhe me shume pas ngjarjeve te 21 janarit. Gjithashtu ai do te jete i shoqeruar edhe nga zevendesndihmes sekretari amerikan i shtetit Thomas Countryman i cili vjen ne Shqiperi per te dyten here brenda nje muaji.
Te dy zyrtaret e larte amerikane pritet ti japin mbeshtetje te plote Prokurorise shqiptare per hetimet mbi ngjarjen e 21 janarit si dhe te nxisin palet drejt dialogut duke i pare zgjedhjet e 8 majit si nje zgjidhje te situates politike. Steinberg do ta nise serine e takimeve te tij me Presidentin Topi. Me pas do te kete takime te vecanta me kryeministrin Berisha kreun e PS-se Rama dhe prokuroren e Pergjithshme Ina Rama.