E Shtunë, 31 Tetor 2026

Steinberg: "Të gjendet dialogu dhe gati për zgjedhjet"

“Në Shqipëri duhet të krijohet një hetim parësor nga të gjitha palët dhe mjetet kushtetuese që janë vënë në dispozicion i japin Prokurorisë të hetojë një hetim të tillë dhe ne presim të kryehet një hetim i plotë”. Kështu deklaroi zëvendëssekretari Amerikan i Shtetit, James Steinberg ndërsa kërkoi një dialog politik mes palëve. Stainberg tha se duhet një hetim i plotë i 21 janarit dhe se SHBA pret që të zhvillohen zgjedhje në 8 maj.

Në një konferencë për shtyp, Steinberg vuri në dukje zgjedhjet e lira dhe të hapura ndërsa qytetarët të kenë të mundur të zgjedhin ato opsione që janë të mira për to dhe për biseda të civilizuara që të japin mendimet e tyre. Për të, vizita në Shqipëri ishte një sfidë ndërsa shprehu trishtimin për humbjen e katër jetëve në protestat e 21 janarit.
 

Përpos kësaj, Steinberg deklaroi se Shqipëria ka një demokraci funksionale ndaj nuk duhet të përdoren mjete të dhunshme për të arritur objektivat. Per kete jane kërkuar që të përdoren mjetet kushtetuese për të lejuar palët që të dëgjojnë pikëpamjet e njëri-tjetrit.
 

“Shteti i së drejtës dhe të gjitha institucionet, kam një privilegj për të gjitha këto që keni arritur. Eshte e rëndësishme ti mbeshtesni këto institucione të pavaruara që të arrini me tej. Ne presim të realizohen zgjedhjet vendore në maj dhe të rrisni proçesin demokratik, kjo eshte e rendësishme që partitë dhe liderët politike për ecjen më tej të Shqipërisë. Demokracia është debat por është dhe një argument i civilizuar që të con në ecjen përpara, dhe ne në SHBA që e duam Shqipërinë jemi të shqetësuar, duam të shohim këtë progres të mëtejshëm” tha me tej Steinberg.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›