Shkoder kasat fiskale protestoje tregtaret e Zdrales

Rreth 200 tregtare te tregut industrial te Zdrales ne afersi te stadiumit Loro Borici ne Shkoder kane protestuar te premten lidhur me vendosjen e kasave fiskale. Tregtaret jane shprehur se vendosja e kasave fiskale eshte e pamundur per to pasi cmimi i tyre eshte shume i larte dhe i paperballueshem.
Kemi tri dite qe jemi lajmeruar nga tatimet dhe nuk perfitojme as rimbursim. Nuk jemi kunder rregullave te shtetit por cmimi i kasave eshte i larte ndersa ne punojme vetem rreth 5 ore ne dite dhe fuqia blerese ka rene se tepermi- shprehen tregtaret.
Sipas tyre cmimet jane rritur shume dhe vendosja e kasave duhet te behet me vone pasi ne keto kushte eshte falimentim per to.
Shumica e tregtareve jane borxh ne Tirane pasi furnizimin me mallra e kane bere pa para ne dore.
Ato kane deklaruar se do protestojne edhe para Bashkise deri ne gjetjen e nje zgjidhjeje.