E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ollbrajt: Obama me se miri do ta ndihmoje Bosnjen

Ish-sekretarja shteterore amerikane Madeleine Ollbrajt, deklaroi se Bosnje-Hercegovina ka para vetes nje perspektive jashtezakonisht te mire, e cila do te jete edhe me e mire po qe se fiton Obama "Marreveshja paqesore e Dejtonit ka qene vendimtare, kur u desh te nderpritej lufta ne BeH. Prapeseprape, kjo marreveshje i ka sjelle te gjitha palet ne nje tryeze te perbashket per te biseduar dhe punuar se bashku", pohon Madeleine Ollbrajt. Pas kesaj, shpjegon ajo, eshte me se e qarte se popujt ne BH duhet dhe mund te vazhdojne te jetojne se bashku. "Dejtoni ka ndihmuar shume edhe per arrestimin e krimineleve te luftes. Sot besoj se dicka nga Dejtoni duhet te ndryshohet. Se cka, kur dhe si..., ne kete moment nuk mund te them", sqaroi ish-sekretarja amerikane e shtetit. Ajo per momentin eshte ne kampin votues te Barak Obames, me Kristofer Uoren, ish-sekretar shteteror amerikan dhe Toni Lake, ish-keshilltarin per siguri kombetare te SHBA. Duke mohuar edhe nje here ekzistimin e ndonje marreveshje ne mes te te derguarit amerikan per Ballkan, Richard Holbruk dhe kriminelit te luftes Radovan Karaxhic, ne nje bisede me revisten boshnjake "Sabah" e cila botohet ne SHBA, ish-sekretarja amerikane e shtetit ka komentuar se cka mund t'i sjelle Bosnjes fitorja e demokratit Barack Obama dhe zevendesit te tij Xhozef Bajden. "Senatori Bajden eshte njeri qe i ka ndihmuar BH para gjithe te tjereve. Ai dhe une, perderisa une isha sekretare shteterore, jemi munduar te ndalim pastrimin etnik ne BeH. Ju nuk keni pasur miq me te mire se Biden, Hoolbrok dhe mua", theksoi Ollbrajt. Ajo tha se te tre, se bashku me kandidatin Obama, me se miri e kuptojne se cka duhet te beje BH ne shekullin XXI. "Bosnja Hercegovina ka para vetes nje perspektive jashtezakonisht te mire, e cila do te jete edhe me e mire po qe se fiton Obama", theksoi ish-sekretarja amerikane e shtetit.

Mbledhja

Kryetari i "RS" Rajko Kuzmanovic dhe anetari serb i Kryesise se BH, Nebojsha Radmanovic, kane kerkuar qe me 7 tetor te mbahet mbledhje e jashtezakonshme e Kuvendit Popullor te "RS", ne te cilen do te debatohet lidhur me marredheniet ne BH.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›