Rama me nxenesit e shkelqyer

Mbi 1400 nxenes te shkelqyer te shkollave 9-vjecare dhe te mesme ne kryeqytet kane marre dhurata ne nje feste qe bashkia ka organizuar per ta. Kreu i Bashkise Edi Rama tha se bashkia do t’i mbeshtese gjithnje keta te rinj qe kane rezultate maksimale ne shkolle.
“Ju jeni qytetaret me te mire te Tiranes, ju jeni krenaria jo vetem e prinderve tuaj, jo vetem e shkolles tuaj por edhe e gjithe qytetit dhe eshte privilegj per mua, eshte nder per Bashkine e Tiranes qe te kalojme keto pak aste se bashku. Nga ana tjeter, dua t’ju falenderoj per gjithka keni bere deri tani, per te gjitha 10-tat e pafundme qe keni marre dhe dua t’ju them qe Bashkia jo vetem do vazhdoje t’ju mbeshtese sic ju ka mbeshtetur deri tani, por ne jemi duke menduar qe nga ata qe marrin me shume 10-ta, midis atyre qe jane me 10-ta, te bejme dika edhe me te madhe, se sa ajo qe bejme per te gjithe”, u shpreh Rama.Te rinjte kane festuar dhe kane marre dhurata ne kete dite qe iu eshte kushtuar vetem atyre.