E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama me të rinjtë e Lushnjes: Programi ynë instrumenti më i sigurt

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka zhvilluar një takim gjatë ditës së sotme me të rinjtë e qytetit të Lushnjës. Rama e ka konsideruar takimin me ta, si një tentativë të këyre të rinjve për të gjetur hapësirë në politikë, në luftën kundër keqarsimimit, papunesise e degradimit social.
 

Numri një i selisë rozë e ka konsideruar programin per nje Rilindje Shqiptare si instrumentin me të sigurt të ndryshimit në kushtet e zallahise morale e te politikes se arsyes se humbur.
Të gjitha këto zhvillime kryesocialisti i ka pasyruar në rrjetin social Twitter ku shkruan:
“Re-FRESSH ne Lushnje me te reja e te rinj qe tek politika gjejne hapesiren e tyre ne lufte me keqarsimimin,papunesine e degradimin social.
 

Politika e socialisteve ne duart e sa me shume te rinjve, grave e familjeve te zakonshme te ketij vendi ne betejen e tyre me varferine.
Programi per nje Rilindje Shqiptare instrumenti me i sigurt i ndryshimit ne kushtet e zallahise morale e te politikes se arsyes se humbur”.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›