E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama mesazh ngushëllimi për akademikun Rexhep Qosja: Lamtumirë shqiptar i mirë

TIRANË, 23 prill/ATSH/ Kryeministri Edi Rama shprehu sot ngushëllimet për ndarjen nga jeta të akademikut Rexhep Qosja.

“Lamtumirë shqiptar i mirë! Ngushëllime vëllazërore familjes, të afërmve e miqve të Profesor Rexhep Qosjes”, u shpreh Rama në mesazhin e tij të ngushëllimit.

Akademik Rexhep Qosja ndërroi jetë sot në moshën 89-vjeçare. Familjarë të tij komunikuan se është kryer edhe varrimi i Rexhep Qosjes, kësaj figure emblematike të kombit shqiptar.

Varrimi u zhvillua në praninë e anëtarëve të ngushtë të familjes./m.m/j.p/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›