E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama mirepret ne PS djalin e Faik Myrtajt. Me 15 mars proteste

FIER- Partia Socialiste ka vijuar takimet e saj me bazen ne Fier ndersa ishte i pranishem dhe vete kreu i opozites Edi Rama. Kryesocialisti pasi i ka uruar mireseardhjen ne PS Renato Myrtajt djalit te Faik Myrtajt i cili u vra gjate demonstrates se 21 janarit ftoi socialistet e Fierit qe ne 15 mars te jene ne bulevardin Deshmoret e Kombit ne Tirane ne protesten e rradhes.

Ne 15 mars do te jemi perseri ne bulevardin Deshmoret e Kombit. Sot me shume se kurre ne jemi e vetmja shprese ne kete vend. Saliu duhet dhe do te largohet. Kjo nuk varet nga ai dhe regjimi i tij vrastar kjo varet nga fuqa jone e besimit nga fuqia jone e rezistences. Ky popull duhet dhe do te zgjedhe i lire - tha Rama

Koalicioni i turpit po i merr Shqiperise fytyren vazhdoi me tej kreu i opozites Edi Rama ndersa shtoi se kjo e sotmja eshte kohe e jashtezakonshme per Shqiperine.

Ne do jemi ne sherbim te njerezve te ketij vendi. Mbrapshtia e pushteteve katandisi kete toke ne nje toke te varfer. Ne do te mundim varferine dhe papunesine- tha ai



Gjate konferences per shtyp para gazetareve kreu i PS Edi Rama eshte shprehur i bindur se zgjidhja e krizes ne te cilen Shqiperia ndodhet per faj te Saliut fillon me largimin e tij dhe zgjedhjet e lira.

Forma tjeter sic kam nenvizuar me pare bojkoti i zgjedhjeve nga opozita eshte nje enderr qe Saliu Iliri e kusaret e tjere e shohin prej kohesh por nuk do te behet realitet. Me shume se asnjehere Shqiperia e ka te domosdoshme clirimin nga kthetrat e politikes se vjeter e armiqesore me qytetaret.

Rama shtoi se Zgjedhjet ne keto kushte nuk mund te zhvillohen dhe kemi nenvizuar vullnetin tone per te ndryshuar keto kushte pa te cilat nuk mund te kete zgjedhje jo si ato te 28 qershorit qe zhyten Shqiperine ne kete kaos.

Ne lidhje me demonstratat e opozites Rama tha se nuk ka asnje dyshim se do te vazhdojme ne rrugen e ballafaqimit frontal me kete regjim. Ky ballafaqim do te vazhdoje me intensitet ne rritje. Edhe demonstratat do te vazhdojne dhe do te intensifikohen. Procesi i zhvillimit te demonstratave eshte i panderprere me momente te vecanta te parashikuara ne kalendarin tone te aksionit politik.

Sa i perket ndryshimit te perberjes se KQZ Rama tha se opozita eshte e gatshme te kontribuoje per ndryshime pa te cilat nuk mund te kete zgjedhje te lira ne Shqiperi. Sipas tij procesi i aksionit politik te opozites ka ne zemren e vet domosdoshmerine per te larguar Saliun dhe per te sjelle ne duart e cdo shqiptari mundesine per te vote te lire.
Zgjedhjet vendore ne i shohim si pjese e aksionit politik te opozites tha kreu i PS-se.

Ndersa per ceshtjen e rikandidimit te tij per kryetar te Bashkise se Tiranes Rama tha se kjo gje do te zgjidhet ne momentin e duhur. Nje gje eshte e sigurt- u shpreh ai- shumekush ne oborrin e qeverise po rend te buzeqeshe para kohe ne lidhje me largimin tim.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›