E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Protestë në 15 mars, në 3-vjetorin e Gërdecit


Protesta e radhës do të jetë në datën 15 mars, kjo, në 3-vjetorin e tragjedisë së Gërdecit. Kjo ishte thirrja e radhës nga kreu opozitar Edi Rama në Fier, në valën e takimeve me bazën e partisë, nën sloganin “Fajin e ka Saliu”.
 

Takimi, u përqendrua tek vazhdimësia e protestave. Sipas kreut të selisë rozë, beteja e opozitës do të vazhdojë për të rrëzuar qeverinë që vodhi zgjedhjet, që vrau në 21 Janar dhe vazhdon të vjedhë e mashtrojë popullin.
 

“Nuk do zbrapsemi asnjë milimetër. Shkojmë përpara më të bashkuar se kurrë. Shqiperia eshte e te gjithe popullit. Politika e vjeter duhet te marre fund”.
 

Nën këto thirrje, Rama deklaroi se beteja e opozitës do të vijojë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›