KKS: Më shumë studentë në proçesin zgjedhor të 8 majit

Këshilli Kombëtar Studentor u ka bërë thirrje partive politike parlamentare që të përfshijnë dhe të angazhojnë sa më shumë studentë në procesin zgjedhor të 8 majit.
Përmes një letre të hapur, Kryetari i Këshillit Kombëtar Studentor, Qamil Dika, u ka kërkuar të gjitha partive politike parlametare që në zgjedhjet vendore të përfshihen sa më shumë studentë si kandidatë për këshilltarë bashkiakë/komunalë, apo si anëtarë të KQV-ve dhe KZAZ-ve.
Qamil Dika, kreu i KKS, thekson në letrën e tij, se është shumë e rëndësishme që studentët të jenë pjesë e këtij procesi, për të shpalosur energjitë pozitive dhe vizionin e ndërtimit të Shqipërisë europiane.
Letra i është drejtuar Kryetarit të PD-së, Sali Berisha, Kryetarit të PS-së, Edi Rama, Kryetarit të LSI-së, Ilir Meta, Kryetarit të PR-së, Fatmir Mediu, Kryetarit të PBDNJ-së, Vangjel Dule dhe kryetarit të PDIU-së, Shpëtim Idrizi.