Rama në votim: "Kompania" do që të përbalti PS-në
Në deklaratën për gazetarët Rama akuzoi sërish “kompaninë Berisha-Nano-Meta”, duke thënë se ata po bëjnë përpjekjet maksimale për të zhvlerësuar procesin demokratik për zgjedhjen e kreut të ri të PS-së.
“Ashtu sikundër Sali Berisha, Ilir Meta e Fatos Nano e kompania e altoparlantët e tyre kanë bërë çmos ta zhvleftësojnë e përbaltin, por votimi sot tregon që është jo vetëm i bukur e real, por që tregon se PS është forca më e madhe e demokratike në Shqipëri dhe pengesë e pakapërcyeshme për ta kthyer pushtetin e popullit në një pushtet që nuk mbron interesat e popullit”, deklaroi Rama.
Rama u sugjeroi edhe forcave të tjera politike të zbatojnë parimin e zgjedhjes me “një anëtar një votë”, duke thënë se fuqia e anëtarit të thjeshtë është rëndësishme për të vendosur drejtimin e partisë.